Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka reaguar për vdekjen e ish-presidentit francez, Jacques Chirac, duke thënë se këtë lajm e ka pritur me shumë keqardhje.
Meta ndër të tjera ka dhënë ngushëllime për familjen e ish presidentin, si dhe për miqtë e tij, shkruan se ai ishte përkrahë aleatëve për t'i dhënë fund genocidit në Kosovë.
Mesazhi i ngushëllimit i Presidentit Meta:
"Me keqardhje të thellë mësova për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit francez Jacques Chirac. Ai qe një sovranist i paepur, me kontribut të jashtëzakonshëm në politikën franceze dhe europiane. Shqiptarët do ta kujtojnë përherë me nderim për angazhimin personal në radhitjen e Francës përkrah aleatëve për t’i dhënë fund genocidit në Kosovë. Ngushëllime të ndjera familjes, miqve dhe të gjithë popullit francez për këtë humbje!"
Ish presidenti francez Jacques Chirac ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare. Në vitin 2005 ai kishte pësuar një goditje celebrale dhe pas presidencës së fundit ishte larguar nga politika.
Paste kemben e mbare edhe per ty baba xhike & Co
Përgjigju