Presidenti Ilir Meta

Kronikë
Kultura

Meta mesazh ngushëllues për Kiço Blushin: Do mbetet përherë në kujtesën tonë

8 Shkurt 2019, 22:43| Përditesimi: 8 Shkurt 2019, 22:49

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka ngushëlluar ndarjen nga jeta të skenaristit dhe shkrimtarit, Kiço Blushi. Në një postim në rrjetet sociale Meta shkruan se publicisti do mbetet në kujtesën tonë si një nga përfaqësuesit më të denjë. 

“I pikëlluar prej lajmit të trishtë, ndaj me Mirën, Benin dhe Martinin, por edhe me të gjithë miqtë e letërsisë dhe kulturës shqiptare, dhimbjen e thellë për humbjen e shkrimtarit të shquar, krijuesit dhe veprimtarit publik, Kiço Blushi. Ai do të mbetet ërë në kujtesën tonë si një nga përfaqësuesit më të denjë të “Brezit 1970”: prozator, kineast, publicist dhe botues. Kiço Blushi luajti role të rëndësishme publike dhe qytetare në momente kyç të historisë shqiptare, me angazhimin e tij të pabujë dhe fisnik. I qoftë i përjetshëm nderimi ynë!”, shkruan Presidenti Meta në Facebook.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen Partizani, a do të ketë drejtësi?