Politikë

Meta nderohet në Zagreb: Shqipëria dhe Kroacia krah për krah në çdo sfidë (VIDEO)

29 Tetor 2019, 17:58| Përditesimi: 29 Tetor 2019, 18:00

  • Share

Presidenti Ilir Meta gjatë vizitës që po zhvillon në Kroaci është nderuar nga homologia e tij me titullin më të lartë të Republikës. Për Metën ky titull është një motiv për të punuar pa u lodhur për forcimin e mëtejshëm mes dy vendeve e popujve.

"Shumë i nderuar për vlerësimin nga Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarović, me “Urdhrin e Lartë të Mbretit Tomislav me Shirit dhe Yllin e Madh”. Akordimi i Titullit më të lartë të Republikës së Kroacisë, më motivon për të punuar pa u lodhur për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera historike e tradicionale mes dy vendeve e popujve tanë në të gjitha fushat. Shqipëria dhe Kroacia, partnerë strategjikë, krah për krah në çdo sfidë!' shkruan Meta.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?