Meta nderoi edhe restorantet e mishit, Presidenti i ri Begaj nuk do japë më shumë se 23 dekorata në vit, vendoset kufizimi me ligj

16 Qershor 2022, 15:53| Përditesimi: 16 Qershor 2022, 18:51

  • Share

Presidenti i ri i Republikës Barjam Begaj nuk do të japë më shumë se sa 23 dekorata në vit pa miratimin e një organi të ri kompetent, që do të jetë Kancelaria e Urdhrave dhe Medaljeve. Kështu parashikon projekti për ligjin e ri për dekoratat në Shqipëri. Nisma ligjore është hartuar nga qeveria pas një historie të paprecedentë abuzimi me dekoratat nga Presidenti në detyrë Ilir Meta, i cili nuk ka lënë pa dekoruar as restorantet e mishit dhe qofteret me titullin ‘Mjeshtër i Madh’.

Gjatë mandatit 5-vjeçar si President, Ilir Meta ka dhënë rreth 700 dekorata, mbi dyfishin e pasardhësve të tij, duke nderuar nga personazhe të dyshimtë deri tek restorantet me mish gici. Në këto rrethana, qeveria ka vendosur që të kufizojë me ligj numrin e dekoratave që do të jepen nga Presidenti i Republikës brenda një viti. Konkretisht, Presidenti nuk mund dekorojë çdo vit pa propozim paraprak të autoriteteve përkatëse, më shumë se sa 10 % të numrit të përgjithshëm të dekoratave të të gjitha kategorive që mund të jepen brenda vitit.

Numri maksimal i dekoratave të të gjitha llojeve që mund të jepen brenda një viti nga të gjitha autoritetet është rreth 230. Presidenti mund të japë deri në 23 dekorata në viti, në një kohë kur presidenti aktual Ilir Meta ka dhënë rreth 150 në vit. Dekoratat që do të japë presidenti mbi këtë numër, kushtëzohen me dhënien e miratimit nga Kancelaria e Urdhrave dhe Medaljeve, e cila do të ngrihet me urdhër të kryeministrit.

Ndërkaq, në ligjin e ri janë parashikuar edhe kushtet kur një personazhi të dekoruar mund t’i hiqet dekorata. Dekorata parashikohet të hiqet në dy rrethana; kur mbajtësi i dekoratës dënohet me vendim gjykate të formës së prerë dhe kur shpallet person i padëshiruar në Shqipëri, pra për shtetasit e huaj. Dekoratat në Shqipëri jepen nga me dekret të presidentit, me urdhër të kryeministrit, me urdhër të ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Mbrojtjes.

Llojet e dekoratave

1. Urdhri Suprem i Shqiponjës;
2. Urdhri i Skënderbeut;
3. Urdhri i Lisit Akademik;
4. Medalja e Meritës Ushtarake;
5. Medalja e Meritës Civile;
6. Medalja Nënë Tereza;
7. Medalja Pishtar i Demokracisë;
8. Medalja e Mirënjohjes Publike;
9. Medaljet përkujtimore ushtarake dhe civile;
10. Medalja e Shërbimit Ushtarak.
11. Medalja e Shërbimit të Rendit Publik.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Begu: 17/06/2022 14:31

    Meta duhej te gjente mjete e forma qe, te "terhiqte" Grand mito dhe te krijonte pasuri si Vilen milionshe dhe vetem mobileri 500mije euro,objkete banime dhe prona te tjera jahste e mbrenda vendi.

    Përgjigju
  • Iris: 17/06/2022 03:48

    Nuk ka rendesi sa medalje jepen,por kush i merr,perse i merr dhe nese e justifikon motivacionin e dhenies se tyre.

    Përgjigju
  • A. N.: 16/06/2022 23:06

    Pse 23 dhe jo 24 dekorata meqenese eshte numer qe perpjesetohet me 12 muajt e vitit.

    Përgjigju
  • Dibra-rule: 16/06/2022 17:13

    Medalja per dibranet do qendroje ne pafundsi dhe ju jemi mirenjohes presidentit Meta. Dibranet dhe Dibra e meritojne se kane bere kaq shume per shqiperine.

    Përgjigju
  • Mario: 16/06/2022 17:13

    Dihet pse i dha dekoratat Meta, per ti pasur te gjithe ata dhe puntoret e mbeshtetsit e tyre votues kur te dal nga presidenca. Vetem injorantet votojne nje hajdut dhe mashtrues si Meta.

    Përgjigju
  • Populli: 16/06/2022 16:40

    Si nuk ju vjen turp merreni me dekoratat shikoni ku e keni katandisur kete popull permbi 30 vjet ku e keni rinine qe ka marre rruget e mergimit do te ngrini edhe kancelari per verifikimin e dekoratave nga do te paguhen ata? Nga taksat tona

    Përgjigju
    • Koli: 16/06/2022 20:33

      Ore ti Popull mire e ke po kush te degjon. Meta iku nga PS se u merzit me Nano dallaveren. Saliu perftoi dhe rimori qeverine ne 2001. Kur Nano iu versul Ed bajges qe e mori thonjpaprere dhe e vu minister e kryetar bashkie, Meta dhe Mona i dolen krah dhe iu "gjenden" me vota kurdohere. Edhe pse e solli ne 2013 ne pushtet, xhambazi Rama ia kishte bere plani hajdutit te sprovuar Meta. E shporri duke e bere president dhe dalngadale e beri presidencen si hale duke e zhveshur nga cdo kompetence. Kjo pune kshu u be. E kane te veshtire njerzit te kuptojne ty kur flet per taksa. Thone ore nese kritikon mos eshte gje me Salen? Me Meten? Se keshtu e kupton edhe Mario. Nese kritikon udheheqjen nen Rama aaaaaaaaa te lutem qenke berishist! Ndoshta Mario nuk ka qene ndonjehere ne Sarande dhe te shohe qe tufa gomeresh verdallosen krenare. Edhe tufa jone e udheheqesve njesoj eshte, qofte dhembreni Sale, kokmadhi Mete apo mjekerroshi Rame!

    • Mario: 16/06/2022 17:16

      Pse mendon ka ndodhur kjo, a nuk eshte ndikim direkt e politikave shkaterruese qe beri Saliu me Meten duke cuar per skarp cdo industri te ndertuar me djeresen e Popullit dhe duke bere lobime qindra mijera milion Eurosh e Dollaresh te cilat po dalin perdit? Perse kujton i jep ato dekorata, ashtu kot apo ti kete keta sylesh popull nen hyqmin e tij per ti dhene voten?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?