Meta 'ndërron mendje' për ambasadorët pas takimit me Arvizu: Promovues i miqësisë shqiptaro-amerikane

9 Shkurt 2020, 12:08| Përditesimi: 9 Shkurt 2020, 12:10

  • Share

SHBA- Gjatë qëndrimit të tij në SHBA, presidenti Ilir Meta është takuar me ish-ambasadorin amerikan në vendin tonë, Alexandër Arvizu, duke e cilësuar atë një promovues të palodhur të miqësisë shqiptaro-amerikane.

"Në fund të kësaj vizite, një çmallje me Ambasadorin Arvizu. Ai mbetet gjithmonë një promovues i palodhur i miqësisë shqiptaro-amerikane!", shkruan Meta.

Presidenti Ilir Meta njihet për sulmet e tij ndaj ambasadorëve të huaj në vendin tonë, duke i quajtur ata turistë që shohin përfitimet e tyre dhe nuk mendojnë për të mirën e Shqipërisë.

Komento

Komente

  • Lui: 10/02/2020 10:40

    Normal qe e ke mik Arvizun ti se prej teje dolen ne proteste me 21 janar, pastaj miku tjeter i vrau 4 njerez dhe si epilog del Arvizu dhe thote qe Sali Berisha ishte burre shteti. Ben vaki e ndodh ne USA qe te vriten njerez ne proteste e shikon pastaj presidenti i USA a do qendroje si burre shteti...?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?