Presidenti Ilir Meta në Akademinë e Studimeve Albanologjike

Politikë

Meta në Akademinë e Studimeve Albanogjike: Më fal ndjesi krenarie! Rol të madh për forcimin e identiteti kombëtar, meriton të fuqizohet

13 Tetor 2021, 16:49| Përditesimi: 13 Tetor 2021, 16:51

  • Share

Presidenti Ilir Meta ditën e sotme ka vizituar Akademinë e Studimeve Albanologjike, nga ku edhe ka shpërndarë fotografi.

Në një postim në rrjetin e tij social Facebook, ai është shprehur se të shohësh nga afër kryeveprat dhe dëshmitë të civilizimit të hershëm evropian të kombit shqiptar autokton, është vërtet një ndjesi e papërshkrueshme krenarie dhe emocionesh.

Presidenti tregoi se gjatë vizitës së tij ka zhvilluar një bisedë edhe me Profesor Luan Përzhitën, ndërsa shtoi se Akademia e Studimeve Albanologjike, e cila ka një rol të madh për forcimin e identitetit tonë kombëtar, meriton të fuqizohet dhe të mbështetet më shumë.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?