Politikë
Top 24

Në Shqipëri të gjithë me sytë nga presidenti/ Meta i 'delegon' kompetencat CDU/CSU

7 Qershor 2019, 17:53| Përditesimi: 7 Qershor 2019, 21:13

  • Share

Në një kohë kur vendi është një një krizë politike për mungesë të dialogut mes qeverisë dhe opozitës e cila ka bojkotuar zgjedhjet lokale, presidenti Ilir Meta ndodhet në Berlin. Siç njofton zyra për shtyp e presidencës, Meta u takua sot me përfaqësues të grupeve parlamentare kryesore të Bundestagut ku u diskutua lidhur me perspektivën europiane të vendit, dhe veçanërisht për çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE.

Ai pati takim me nënkryetarin e Grupit Parlamentar CDU/CSU, Johann Wadephul dhe Raporterin për Shqipërinë për CDU/CSU në Komisionin e Jashtëm, Christian Schmidt. Meta vlerësoi angazhimin e tyre si dhe gatishmërinë për të ndihmuar në kapërcimin e krizës dhe për rivendosjen urgjent të dialogut politik, gjë për të cilën u angazhua edhe vetë ai duke ofruar edhe dorëheqjen nga posti i preidentit.

Duket se tani edhe vetë presidenti i ka shpresat nga një influencë që do të vijë nga përtej kufirit për të ulur në dialog liderët politikë në vend.

Presidenti Meta u takua gjithashtu me Zëdhënësin për Politikën e Jashtme të Grupit Parlamentar SPD në Komisionin e Politikës së Jashtme, Nils Schmid, të cilin e falënderoi për mbështetjen për çeljen e negociatave të anëtarësimit, dhe në tërësi për procesin e integrimit europian.

Kreu i Shtetit zhvilloi një takim të veçantë dhe me deputeten e CSU, Raportere për Shqipërinë në Komisionin e BE-së në Bundestag, Katrin Staffler me të cilën gjithashtu bisedoi mbi perspektivën e çeljes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE.

Komento

Komente

  • Luto: 07/06/2019 18:19

    I ka gruja jote syt te ty fhe sal qeni jo populli mos ja bej qefin vetes se ti je hajduti me i madh I shqiperine

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?