Tirane- Tezja e Monika Kryemadhit u paraqit në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion për të tërhequr vendimin e plotë të dhënë nga gjyqtari Erjon Çela që caktoi ndaj deputetes masën “detyrim paraqitje” për 3 akuza, korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.
Me të njëjtat akuza, gjykata e Posaçme la në arrest në burg edhe ish-presidentin Ilir Meta, ndërsa në detyrim paraqitje babain e deputetes Erisa Xhixho, Pirro Xhixho dhe miken e Kryemadhit, Ema Çoku.
Nga momenti që palët marrin vendimin fizikisht, kanë 5 ditë afat ta anikojmë në Apelin e Posaçëm. Gjykata ka njoftuar edhe te akuzuarit e tjerë të tërheqin vendimin.
Më herët gjatë ditëve të fundit, djali i ish presidentit Ilir Meta tërhoqi një CD në Gjykatën e Posaçme me audion e seancës që zgjati mbi 5 orë, ku pati akuza të rënda të Metës ndaj kreut të SPAK Altin Dumani.