Meta në Dibër mes këngëve dhe valleve patriotike, një ndër më të veçantat kënga e Hajredin Pashës

19 Shtator 2020, 20:18| Përditesimi: 19 Shtator 2020, 20:26

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka udhëtuar drejt Dibrës për të marrë pjesë në Ansamblin "Kuvendi i Zall Dardhës".

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se një ndër këngët më të dashura për të është edhe kënga e Hajredin Pashës.

Meta shkruan se trimërinë dhe heroizmin e dibranëve nëpër luftëra është përjetësuar në këtë këngë.

Dibra është e dashur për Metën edhe për shkak se bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi ka lindur në këtë vend.

"Dibra ngeli përherë bastioni dhe barrikada e parë e betejave ndaj vërshimit të hordhive të ushtrive pushtuese në kufirin verilindor të shqiptarëve.

Trimërinë dhe heroizmin e dibranëve në luftërat për mbrojtjen e territorit dhe identitit tonë kombëtar, populli e ka përjetësuar në këngë.

Padyshim një ndër më të veçantat, dhe një nga më të dashurat për mua është edhe Kënga e Hajredin Pashës.

Por më të jashtëzakonshme e bëri për mua, këngëtarja më e re e Ansamblit "Kuvendi i Zall Dardhës", Elisa Skarra, vogëlushja 10-vjeçare, që të mahnit jo vetëm me talentin e jashtëzakonshëm, por edhe me dashurinë e madhe për Atdheun e rrënjët e të parëve.

Një falenderim të veçantë kam për prindërit e saj që kanë mbajtur gjallë traditat dhe kanë trashëguar tek brezi më i ri vlerat tona më të mira kombëtare. Model frymëzimi për të gjithë!

Ju përshëndes me këtë interpretim virtuoz të artistes sonë Elisa Skarra", shkruan Meta.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • sadushja: 20/09/2020 08:38

    o shqiptari esht dhe nje jo dy plera te tjer ...luli dhe mediu hajdut dhe vrases...po mendoj te vij ajo dit pa veten se vret asnje...u ka dal cipa fare te gjith e din vec ketyre kater kembshave qe e presin me curubaba....

    Përgjigju
  • Lani: 20/09/2020 07:40

    Sa me shpesh del aq me mire ia njohin njerezit budallallekun ketij.

    Përgjigju
  • Shqipetari: 20/09/2020 04:12

    Te dashur Bashkekomas Si mendoni Nga keta 3 Mostra Sahli Berisha Ilir Meta Monika Kryemadhja Me marjen e Flete Thirrjes nga Prokuroria dhe BKH Kush do Vrasi vehten duke mos u Paraqitur perpara Hetuesve ? Jepni mendimin tuaj

    Përgjigju
  • Franco1108: 19/09/2020 22:42

    I dija me te zgjuar dibranet ? Te presesh nje seper hajdut me kenge e valle sa popull kot qe jemi

    Përgjigju
  • Korabi: 19/09/2020 22:24

    Meta hajdutu ndot Dibren e ben pis

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?