Meta në krye të partisë së lirisë: Nga sot nis puna, çdo ditë pa ndërprerje! Në 2 muaj duhet të jetë përmbyllur Konventa e ardhshme

25 Korrik 2022, 20:45| Përditesimi: 25 Korrik 2022, 21:41

  • Share

 

Në përfundim të Konventës Kombëtare ku u vendos ndryshimi i emrit të LSI në “Partia e Lirisë” dhe solli rikthimin e Ilir Metës në krye të partisë, vetë Meta tha se puna nis që sot dhe duhet të përmbyllet për 2 muaj.

“Sovraniteti i qytetarëve dhe interesave më të larta të vendit dhe shtetit. Mbizotëron liria dhe sovraniteti mbi çdo gjë tjetër. LSI e krye misionin e saj. Tani është liria dhe referendumi që do qëndrojë si shpata mbi këtë klasë politike për të çuar para procesin e integrimit.

Nga sot nis puna. Çdo ditë pa ndërprerje. Në dy muaj duhet të jetë përmbyllur konventa e ardhshme që do të jetë një mesazh i shpërthimit të energjive më vitale të të rinjve dhe intelektualëve në mbrojtje të atdheut të tyre”, u shpreh Meta.


Lajmi kryesor:

LSI bëhet 'Partia e Lirisë'! Meta në krye si nacionalist: Ia vlen të vdesësh për Shqipërinë, na rrezikohet sovraniteti dhe Kosova, do përballemi me tradhtarët


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?