Meta në SPAK, të ftuarit në 'Frontline': Fajësoi Kryemadhin! Laraska konsideron njerëzit e afërt, as nuk e mendon të justifikojë pasurinë dhe luksin

13 Qershor, 21:50| Përditesimi: 14 Qershor, 00:11

  • Share

Tirane- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta qëndroi më SPAK  përmbi 3 orë sot (13 qershor 2024). Nuk dihet ende qartësisht përse ishte thirrur por në deklarimet e tij të mëpasshme në konferencë për median la të kuptohej se ishte pyetur rreth çështjeve që lidhen me pasurinë e familjes së tij.

Ndërkohë në dalje nga SPAK i pyetur nga gazetarët me çfarë statusi u mor në Prokurorinë e Posaçme, Meta ishte mjaft i acaruar dhe hodhi akuza të rënda dhe sulmoi me nota denigruese drejtuesin e këtij institucioni Altin Dumani.

Gazetarja Glidona Daci në ‘Frontline’ në Report Tv me Marsela Karapançon zbulon se shumë shpejt SPAK do të dalë me një vendim për çiftin e bashkëshorteve Kryemadhi - Meta, ndërsa tregon si ndryshoi sjellja e Presidentit të Partisë së Lirisë kur hyri dhe pasi doli nga godina e SPAK.

'Që nga momenti kur ka hyrë në SPAK, ka pasur tjetër retorikë, pastaj herën e dytë kishte retorikë më të ashpër. Ditën e sotme ishte agresiv. Kishte atë sjelljen e ashpër, nuk shpjegonte asgjë, përtej insistimit në çfarë cilësie ishte. Edhe sot është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni. Janë bashkuar në një çështje lobimi në Amerikë dhe ndërhyrjet estetike. Edhe tek CEZ/DIA ka dyshime të korrupsionit pasiv. Shpenzimet estetike dhe lobimi dhe hetimi pasuror janë një çështje. SPAK do dal edhe me një vendim shumë shpejt se çfarë do ndodh me çiftin Meta Kryemadhi.

Kush janë skenarët?

Në informacionet tona janë bërë edhe letërporosi nga jashtë, për ndërhyrjet estetike. Janë duke u verifikuar. Skenarët e mundshme, mund te këtë edhe një pushim për shkak të tejkalimit të afateve. Akuza kryesore vepra kriminale e pastrimt të parave dhe korrupsionit. Zonja Kryemadhi dje ishte qetë. Shpjegoi, nuk ruajti sekretin hetimor. Ka ardhur disa herë në dyert e SPAK, edhe ditën e djeshme tha u pyeta rreth historisë që dini', tha Daci.

Ndërkohë analisit Lavdrim Lita thekson SPAK po bwn veting politik e financiar Ilir Metws.

'Ka disa ngjarje. Ngjarja jashtë ishte shitja e një burri të gruas faqe publikut dhe faqe gazetarëve. Dhe ajo që ndodhi brenda, aty ishte Helena e Trojës. Financierja, ajo që lidh hetimet pasuror. Pasuria e partisë është përdorur për gjëra vetjake, për të paguar shpenzime familjare. Ka lindur dyshime dhe po verifikohet pasuria. Është tërhequr para apo janë paguar përmes parave të partisë. Helena, ai thotë gabim Elena, ka treguar gjithçka te SPAK, kam tërhequr këto para i kam çuar këtu. Këtu është problemi i transparencës financiare, SPAK aty po bën vettingun politik dhe financiar. Aty del që paratë përdoren për interesa personale', theksoi Lita.

Ish-drejtuesi i Policisë, Shemsi Prençi shprehet se Meta udhëzoi SPAK të merret me laraskat dhe jo me të.

'Pavarësisht se Meta, është një politikan me bosht të vjetër në politikë, ishte i nervozuar por i orientuar drejt. Ai ishte person që kishte dijeni për rrethanat, normalisht ai orientoi SPAK që mos u merrni me laraska, por keni në prioritet disa çështje që i janë grabitur popullit miliona përmes inceneratorit. SPAK duhet të ishte aleati më i mirë i opozitës, tani që po e ngre stekën me goditjet. Jam shprehur besimplotë te SPAK dhe GJKKO. Nëse opozita ka një derë të hapur, është dera e paradhomës së SPAK. Nëse duan të kthehen në alternativë, duhet të jenë të bashkuar dhe ta furnizojnë SPAK. PD, PL dhe parti të tjera e njohin shumë mirë realitetin', thotë Prençi.

Ish-prokurori Eugen Beci theksoi se Meta sot nuk u thirr si person nën hetim, por si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit.

'Dikush që njeh procedurën penale nuk ka nevojë të pyes me çfarë statusi ke qenë në SPAK. Nëse kalon derën i vetëm e sigurt që je në person që ka njohuri për rrethanat. Rojet e së vërtetës i kemi, kanë qenë tek dera. Fakti që SPAK kërkon të dhëna nga një person mund të ketë pasur poste, me një cilësi të ndryshme nga një person që zhvillohen hetimet. Nëse thirret një person për rrethanat e hetimit është e vështirë të thirret si person në hetim. Nuk mund të ballafaqohet me faktet dhe hetimet, bën shkelje të procedurës penale.

Nuk funksionon në pikëpamje të shtetit të së drejtës. Çdo prokurori dhe OPGJ, duhet të ndërpres procesverbalin dhe ti thotë duhet të kesh avokat pasi çdo veprim i yti inkriminohet. Statusi nga dëshmitar në të pandehur nuk mund të kalohet kaq thjeshtë. E paqartë të kuptojmë me çfarë fabule bëhet fjalë. Drejtësia penale nuk duhet të hetojë personin që të gjejë veprën penale. Nuk bie dakord me retorikën e zotit Meta ndaj organeve të drejtësisë', nënvzoi ish-prokurori.

Gazetarja Daci që ishte pranë SPAK kur mori në pyetje Metën pas daljes nga Prokuroria shprehet se sjellja e tij ishte skandaloze dhe ishte mjaft i acaruar.

'Gjëja më e shëmtuar si një burrë të dali të thotë për partneren e vet, në një konferencë shtypi të thotë gruaja i ka bërë të gjithë. Nuk i pëlqente asnjë pyetje. Në mënyrën si u qas pyetjeve të kolegëve ishte e shëmtuar. Një sjellje e tillë, një agresivitet i tillë nuk e kisha parë. Pyetja a keni frikë nga SPAK e acaroi zotin Meta, që nuk lëvizi as ku shoqëruesi erdhi për ta marrë.'

Ndërkohë Lita vijoi më tej duke thënë se për Metën dhe prokuror të tjerë ka qenë gjithnjë e pamendueshme të të justifikojnë pasuritë e tyre, vilat, pallatet apo luksin ku jetojnë.

'Mendoj se gjithçka nis nga përmendja e emrit të LSI. Ka menduar se duke ndryshuar emrin mund të pastrohet nga shumë gjëra. Por mund të dalin mjaft gjëra të vogla. Ai as nuk mendon të justifkojë vilën pallatin luksin. Është e pamendueshme që politikani shqiptar të bëjë transparencë për pasurinë. '

Ndërsa për Prençin, laraskat që përmend apo sufllaqexhinjtë janë ata bashkëpunëtorë të ngushtë të tij që ai i ka besuar shumë në parti.

'Laraksa konsideron njerëz më të afërt, Jo Kryemadhi. Njerëz më të afërt që u është besuar financa, Meta hedh dyshime të arsyeshme që jo vetëm kanë abuzuar, tashmë edhe flasin broçkulla. I konsideron laraska dhe sufllaqexhinj. Kam një ide për personat që mund të thërriten. Kanë qenë më të favorizuarit e PL por edhe pushtetit që ka pasur PL.'

Ora 22:32
Meta fajësoi Kryemadhin, ish prokurori në 'Frontline': Bashkëshortët nuk kanë detyrimin të kallëzojnë njëri-tjetrin

 

Ilir Meta fajësoi bashkëshorten e tij gjatë konferencës me gazetarët ditën e sotme, se veprimet e saj i ka bërë pa dijeninë e tij pasi është marrë vetëm me politikë dhe jo me pronat apo pasuritë si Kryemadhi. Ish-prokurori Eugen Beci shprehet në 'Frontline' me Marsela Karapançon bashkëshortët nuk kanë detyrimt të kallëzojnë njëri-tjetrin procedurialisht. 

'Thelbi është i marrëdhënieve që politikanë duhet të kenë me drejtësinë. Bashkëshortët nuk kanë detyrimin të kallëzojnë njëri-tjetrin. Kjo është pjesa proceduriale. Pjesa materiale, si do ti ta akuzosh nuk mjafton fjala jote, duhen prova. Nuk mjafton nëse firmos me vetëdije apo pavetëdije. I mbetet besnik që vepra penale duhet të çojë te personi dhe jo personi te vepra. Sepse i bie të persekutosh dikë.' 

Ora 22:18
'Duke ndryshuar emrin kujtoi se pastrohen shumë gjëra', Lita: Meta as e mendon të justifikojë vilën, pallatin, luksin

Analisti Lavdrim Lita është i mendimit se Meta ndryshoi emrin e partisë pasi donte të ndryshonte çdo gjë korruptive që lidhet me këtë emër. Në emisionin 'Frontline' të Report Tv, Lita thotë se Meta as nuk e mendon që mund të justifikohen pasuritë.

'Mendoj se gjithçka nis nga përmendja e emrit të LSI. Ka menduar se duke ndryshuar emrin mund të pastrohet nga shumë gjëra. Por mund të dalin mjaft gjëra të vogla. Ai as nuk mendon të justifkojë vilën pallatin luksin. Është e pamendueshme që politikani shqiptar të bëjë transparencë për pasurinë. Dhe ti thuash ç'janë këto 5 mijë euro për 2008, bubu thotë ku di unë në 2008', thotë Lita.

Ora 22:10
Shemsi Prençi: Ja kë konsideron Meta si laraska dhe sufllaqexhinj

Ish-drejtori i Policisë, Shemsi Prençi dha idenë se kë mund të ketë quajtur Meta si laraska dhe sufllaqexhinj pas daljes nga SPAK, ditën e sotme. Në Frontline, Prençi thekson se si laraska Meta konsideron ata që i ka besuar gjëra të rëndësishme në parti.

'Laraksa konsideron njerëz që kanë shërbyer shumë të afërt, Jo Kryemadhin. Njerëz më të afërt që u është besuar financat e partisë, Meta hedh dyshime të arsyeshme që jo vetëm kanë abuzuar, tashmë edhe flasin broçkulla duke akuzuar të tjerë. I konsideron laraska dhe sufllaqexhinj. Kam një ide për personat që mund të thërriten, por nuk do flasim me emra. Janë njerëz që kanë qenë më të favorizuarit e Partisë së Lirisë por edhe pushtetit që ka pasur PL. Një ministër që ka marrë portofolin kohët e fundit do të jetë dhe udhëheqës politik i Tiranës.'

Ora 22:02
'Skandaloze', gazetarja analizon sjelljen e Metës: Gjëja më e shëmtuar kur akuzoi për çdo gjë gruan! Nuk kisha parë agresivitet të tillë

Gazetarja Glidona Daci tha në Frontline se Meta si akuzues ndaj bashkëshortes së tij, Kryemadhi ishte gjëja më e shëmtuar ditën e sotme. Po ashtu dhe sjellja e tij me gazetarët para SPAK ishte skandaloze sipas saj.

'Gjëja më e shëmtuar si një burrë të dali të thotë për partneren e vet,që e ka mbështetur në të gjitha format dhe në fushatë, të dalë në një konferencë shtypi të thotë gruaja i ka bërë të gjithë. Nuk i pëlqente asnjë pyetje. Në mënyrën si u qas pyetjeve të kolegëve ishte e shëmtuar. Një sjellje e tillë, një agresivitet i tillë nuk e kisha parë. Pyetja a keni frikë nga SPAK e acaroi zotin Meta, sa nuk pranoi të lëvizte as kur shoqëruesi erdhi për ta marrë. E nisi, kam ardhur për të takuar dumdumanin', tha Daci.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?