Politikë

Meta nga burgu: Do zgjidhem deputet nga burgu! S' më largon dot nga politika as Rama e as Dumani

1 Shkurt, 12:15| Përditesimi: 1 Shkurt, 14:07

  • Share

 

Kreu i PL Ilir Meta, foli nga burgu në Konvetën e PL, ku tha në zgjedhjet e 11 majit, nga burgu, ai do të zgjidhet deputeti më i votuar i Kuvendit të Shqipërisë.

Meta theksoi se nuk mund ta largojë dot asnjë nga poltika, as kryeministri Rama dhe as kreu i SPAK Altin Dumani.  

'Ilir Metën nuk e përjashton dot nga politika as Rama, as Dumani. Unë e kam nisur fushatën time edhe nga qelia numër 5 dhe do të zgjidhem deputet ndër më të votuarit, edhe me pranga në duar, nga qytetarët e qarkut të Tiranës që do të votojnë këtu, por edhe të gjithë ata që do të votojnë nga Diaspora. Unë ju kërkoj angazhim, që të largojmë këtë regjim antikombëtar. 11 maji mundësi historike për të larguar atë, që ka mbjellë mjerimin në vend. Ilir Metën nuk e largon nga politika as Rama, as Dumani, askush, do të zgjidhem deputet nga qytetarët e Shqipërisë, por edhe ata që do të votojnë kudo në diasporë. Ju kërkoj të shumëfishoni përpjekjet tuaja, që t’i japim fund kësaj drame dhe të arkivojmë këtë Rilindje, që ishte drama më e madhe për popullin shqiptar. Kauzat tona janë të shenjta për popullin shqiptar', tha ai. 

Gjithashtu u bëri thirrje emigrantëve shqiptarë që të regjistrohen sa më parë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

“Është mundësia e tyre historike për të ndëshkuar atë që i largoi qëllimisht, që i la prindërit e tyre me pensione meranë”, theksoi Meta.


Lajmi kryesor:

SPAK kërkon 6 muaj shtesë për hetimin e dosjes, Meta flet nga burgu ‘313’ për konventën e PL-së: Dumani më mban të izoluar për llogari të Ramës


S.B/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?