Presidenti Ilir Meta

Meta nga Maqedonia e Veriut: Rivizatimi i kufijve në rajon nuk është zgjidhje, s’ka kombe të vogla dhe të mëdha

13 Janar 2022, 20:38| Përditesimi: 13 Janar 2022, 20:39

  • Share

Presidenti Ilir Meta, nga Maqedonia e Veriut ku po zhvillon një vizitë zyrtare, ka dhënë në mesazh për çështjen e kufijve të Ballkanit.

Presidenti Ilir Meta thekson se nuk do të mund të ketë zgjidhje për rajonin duke rivizatuar kufijtë, por vetëm duke respektuar vlerat europiane.

Meta kërkon që të respektohen të drejtat e të gjitha minoriteteve nga kushdo, në mënyrën e duhur dhe në respekt të standardeve europiane.

'Kjo do të garantonte dhe konsolidonte paqen, stabilitetin, sigurinë, do të forcojë bashkëjetesën ndëretnike dhe do të përmirësojë klimën e biznesit dhe besimin tek e ardhmja', thote Meta.

'Në rajonin tonë, nuk ka kombe të mëdha dhe kombe të vogla. Në rajonin tonë duhet të ketë vlera europiane, që mbrohen dhe respektohen njësoj nga të gjithë. Nuk mund të jetë zgjidhje rivizatimi i kufijve, sepse kjo çështje është provuar, ka dështuar dhe ka qenë një katastrofë për rajonin. E vetmja zgjidhje, është respektimi i të drejtave të të gjitha minoriteteve nga kushdo, në mënyrën e duhur dhe në respekt të standardeve europiane. Kjo do të garantonte dhe konsolidonte paqen, stabilitetin, sigurinë, do të forcojë bashkëjetesën ndëretnike dhe do të përmirësojë klimën e biznesit dhe besimin tek e ardhmja.'-shkruan presidenti në rrjetet sociale.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?