Meta nga Puka: Rama i do bashkitë që të vijojë të plaçkisë

11 Maj 2023, 12:11| Përditesimi: 11 Maj 2023, 12:46

  • Share

PUKË- Ndalesa e radhës se kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kërkuar votën për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Rrok Dodaj.

Meta ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, i cili tha se po mendon vetëm për interesat e tij personale dhe jo për qytetarët.

“Nuk i duam të rinjtë për gomone, siç i do ai. Në 14 maj ekzekutojmë monizmin në Pukë, por jo vetë, skandalet e këtij kryebashkiaku në Punë e kanë marrë dhenë, modeli i tij është njësoj si Ramës dhe ju ftoj të gjithëve kudo ku i keni njerëzit, në Tiranë, Durrës, Fushë Arrëz, të votojnë jo vetëm për ndryshimin, se nuk bëhet fjalë pyetëm për Bashki, por për ndalimin e shpopullimit nga një organizatë kriminale që po zbaton. Ata e duan pushtetit që të plaçkisë Edi Rama. Bashkë i ndajnë ato, ndërsa Rroku pushtetin e bashkisë do e ndajë me ju, ka vendosur vetë në program referendumet”, tha Meta.

Në fund, Meta i shpreh i bindur se do të fitojnë në 14 maj.  

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Linda: 11/05/2023 17:21

    I shpopuluar dhe i plackitur nga trute i pari eshte Iliri.Te rinjt hypen e u larguan me ca gjeten se pashaportat diplomatike i mbajn akoma ca hajdut si ai.

    Përgjigju
  • Tahipi: 11/05/2023 12:51

    Gjith Shqipëria edi qa ke vjell o mret I harron videot .apo qudira me e malle tri dit zjat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?