Pasi kryesocialsiti Edi Rama e thumboi nga Skrapari, kreu i PL Ilir Meta iu përgjigj nga qelia. Në një postim në Facebook, Meta shkruan se në sallën ku foli Rama, 80% ishin jabanxhinj shëtitës, dhe jo qytetarë vendas.
Meta e ka cilësuara kryeministrin “ufo” që kishte zbritur në Çorovodë dhe e akuzoi për premtime të pa mbajtura dhe mungesës të investimeve, duke përmendur veçanërisht rrugën Skrapar-Përmet dhe devijimin e rrugës së TAP-it që lidhte zonën me Korçën.
Me ironi, Meta shkruan se Rama "u kërkoi të votojnë 5-ën, por skraparlinjtë jo vetëm janë njësha por e dinë shumë mirë se 5 është sa për të kaluar klasën."
"U argëtova sot me “ufo”-n që kishte mbërritur në qytetin e Çorovodës, në një sallë ku 80% ishin jabanxhij shëtitës. Dëgjuam nga “ufo” se do t’i fuste në Europë, por nuk u tha asnjë fjalë, pse rruga Skrapar-Përmet ka mbetur në fshatin Rog dhe pse që nga viti 2017, “ufo”-ja nuk ka hedhur asnjë lopatë?Nuk dëgjuam asnjë fjalë nga “ufo”, pse devijoi rrugën e TAP-it që lidhte Skraparin me Korçën?
Nuk u tha asnjë fjalë pse është shkretuar Skrapari këto 8 vite dhe pse fondet për blegtorinë dhe bujqësinë, përfshi edhe ato të BE-së përfunduan për inceneratorin fantazmë. U kërkoi të votojnë 5-ën, por skraparlinjtë jo vetëm janë njësha por e dinë shumë mirë se 5 është sa për të kaluar klasën. Edhe vetë “ufo”-ja kur fliste, teksa shikonte përballë jabanxhijtë, e ndjente se më 12 Maj duhet të mbajë fort Tikun dhe të shtrëngojë vet llastikun.
U kërkoi ta votonin se do t’u jepte dy deputetë kur Skrapari do të këtë 3 deputetë të sigurtë, Dr. Zija Ismailin, Lefter Maliqin dhe pa diskutim edhe Ilir Metaj. E falenderojmë që ka vendosur edhe një zonjë me origjinë nga Skrapari në lista të mbyllura, por edhe ajo kur të dëgjojë çuditë e “Ballkanit të Hapur” në shtator, vështirë të rrijë e kyçur në lista të mbyllura.Përshëndes popullin e Skraparit që u çlodh sot me fjalimin argëtues të “ufo”-s nga Tirana dhe të mos harrojë dëmet e mëdha që i solli Skraparit, kostot e rënda të keqqeverisjes dhe presionet për bukën e gojës, por t’ja shpërblejë më 11 Maj duke votuar Numrin 1", shkruan Meta nga burgu.
Komente

Edhe ti more flori qenke si luli , 1 eshte qe mbet me klase , 5 kalon klasen , 4 mbetes .PD eshte mbetese Forca PS kalo te Fitore Shqiperia 2030 .
Përgjigju