Ilir Meta

Politikë

Meta nga qelia: Mbështesim kërkesat e shoqatës së bimëve mjekësore! Ne do të ulim taksat dhe trefishojmë mbështetjen për prodhimet vendase

8 Prill, 12:32| Përditesimi: 8 Prill, 12:36

  • Share

Nga paraburgimi i 313-ës në Tiranë, Ilir Meta po vijon fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 Majit. Presidenti i Partisë së Lirisë thotë se ai mbështet eksportuesit e bimëve mjekësore dhe aromatike, të cilët ndodhen në një situatë të vështirë për shkak se preken nga tarifat doganore prej 10% të Donald Trump. 

Nëpëmjet një postimi në Facebook, Meta shprehet se ky sektor po përballet me një 'diskriminim' për shkak të taksave, tarifave dhe kostove të papërballueshme në rritje të lëndëve të para të prodhimit, të imponuara nga ai që Meta e cilëson si 'narkoshteti'. Sipas Metës, vetëm vitin e kaluar, eksportet ranë në tërësi me eksportet ranë me rreth 15% ndërsa këtë tre mujor bilanci është akoma më i rënduar.

Ai thotë se PL mbështet kërkesat e shoqatës së eksportuesve për rimbursim të menjëhershëm me 10% të tatimit mbi vlerën e shtuar, për kompensimin e zhvlerësimit të valutës së huaj, duke mbajtur një kurs fiks të këmbimit të lekut, ashtu siç ndodh në Maqedoninë e Veriut si edhe heqjen e tatimit mbi pagat deri në 80 mijë lekë, kërkesa që u parashtruan një ditë më parë nga Shoqata e Bimëve Medicinale dhe Aromatike. 

Për Metën, vota më 11 Maj për koalicionin PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, do të thotë një Shqipëri me fuqi prodhuese dhe eksportuese në rajon.

"Të gjithë ata që duan të prodhojnë dhe të eksportojnë, kanë vetëm një rrugë: Të votojnë më 11 Maj Nr. 1 “PD-ASHM”, për Shqipërinë si fuqi prodhuese dhe eksportuese. Ne angazhohemi të 3-fishojmë pagesat direkte për çdo njësi sipërfaqe dhe njësi prodhimi vendas.", thoë mes të tjerash Meta. 

Reagimi i plotë i Metës:

Partia e Lirisë, është në mbështetje të plotë të eksportuesve të bimëve mjekësore dhe aromatike, të cilët po përjetojnë një situatë tejet të rënduar dhe që ka të bëjë me gati 100 mijë shqiptarë.

Sot edhe më shumë ndodhemi në krah të eksportuesve vendas të cilët po përjetojnë një diskriminim të paparë nga taksat, tarifat dhe kostot e papërballueshme në rritje të lëndëve të para të prodhimit, të imponuara nga Narkoshteti.

Për të gjitha këto arsye eksportet janë në pikiatë ndërsa importet në rritje të pandalshme.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, në tërësi eksportet ranë me rreth 15% ndërsa këtë tre mujor bilanci është akoma më i rënduar.

Eksportet në tërësi zënë vetëm 8% të Prodhimit Brendshëm Bruto duke na renditur të fundit në rajon, ndërkohë që në Maqedoninë e Veriut, eksportet janë mbi 57% e PPB.

Përballë konjukturave të reja të disfavorshme të tregtisë dhe të një regjimi tatimor mizor mbi prodhimin vendas, ky bilanc negativ pritet të rëndohet.

Partia Lirisë mbështet kërkesat e shoqatës së eksportuesve për rimbursim të menjëhershëm me 10% të tatimit mbi vlerën e shtuar.

Mbështet kërkesën për kompensim të zhvlerësimit të valutës së huaj, duke mbajtur një kurs fiks të këmbimit të lekut, ashtu siç ndodh në Maqedoninë e Veriut.

Mbështet përgjysmimin e menjëhershëm të taksave dhe të tatimeve në të gjithë zinxhirin prodhues.

Mbështet heqjen e tatimit mbi pagat deri në 80 mijë lekë, veçanërisht për punonjësit sezonale.

Mbështet kërkesë e eksportuesve për pagesën nga qeveria të kontributeve të sigurimeve shoqërore për punonjësit për muajt e vjeljes dhe grumbullimit të prodhimit.

Të gjithë ata që duan të prodhojnë dhe të eksportojnë, kanë vetëm një rrugë:

Të votojnë më 11 Maj Nr. 1 “PD-ASHM”, për Shqipërinë si fuqi prodhuese dhe eksportuese.

Ne angazhohemi të 3-fishojmë pagesat direkte për çdo njësi sipërfaqe dhe njësi prodhimi vendas.

Me taksa të ulëta dhe me 3-fishim të mbështetjes me para në dorë për prodhimet vendase, do ta shndërrojmë Shqipërinë Madhështore.

VOTO NR.1 Koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

VOTO ILIR METAJ, deputet në Qarkun Tiranë

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?