Meta nga qelia: Falenderues për thirrjen për mbështetje nga lushnjarët që jetojnë në Tiranë! Me fitoren e 11 majit, do t'i japim më shumë zhvillim bujqësisë në Lushnje
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nga paraburgimi i 313-ës ku ndodhet prej tetorit të kaluar, ka shprehur falenderime për thirrjen ndaj lushnjarëve që jetojnë në Tiranë dhe që duan të votojnë atë si deputet.
Teksa ka ndarë videon e këshilltares bashkiake të Lushnjes, Katerina Bano, e cila iu bën thirrje qytetarëve të Lushnjës që jetojnë në Tiranë që të votojnë për Metën, kreu i PL shprehet se komuniteti lushnjar është një komunitet i respektuar, me të cilin ka pasur komunikim të vazhdueshëm në vite.
Kreu i Partisë së Lirisë kujton gjithashtu se kur ishte kryeministër inauguroi në qershor të vitit 2001 urën e madhe mbi lumin Shkumbin, që lidh Rrogozhinën me Lushnjën si dhe autostradën Rrogozhinë Lushnjë. Sipas tij, këto dy projekte i dhanë një "frymëmarrje" ekonomisë dhe komunitetit të asaj zone.
Sipas Metës, fitorja e tyre më 11 Maj, do të mundësojë zhvillimin bujqësor të zonës.
"Jam shumë falenderues për thirrjen ndaj banorëve lushnjarë, që banojnë në Tiranë për të më votuar mua si deputet në këtë qark, thirrje që këshilltarja jonë bashkiake në Lushnjë, Katerina Bano, u ka bërë atyre.
Komuniteti lushnjar është një komunitet tepër i respektuar, me të cilin kam pasur një komunikim të vazhdueshëm për shumë vite.
Kujtoj me shumë kënaqësi qe si Kryeministër, inaugurova në qershor të vitit 2001, urën e madhe mbi lumin Shkumbin, që lidh Rrogozhinën me Lushnjën, si dhe autostradën Rrogozhinë Lushnjë, që i dha nje frymëmarrje të jashtëzakonshme ekonomisë dhe komunikimit të kësaj zone aq të begatë bujqësore me pjesët e tjera të vendit.
Fitorja e 11 Majit, do të krijojë të gjitha hapësirat për investime të tjera madhore dhe për ti dhënë një zhvillim shumë të madh veçanërisht bujqësisë dhe potencialeve turistike të zonës dhe unë ashtu si gjithmonë, do të jem një mbështetës i vendosur i komunitetit lushnjar, që këto investime të çohen deri në fund.
VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
VOTO ILIR METAJ – Qarku Tiranë", shprehet Meta.
Komente
