Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga qelia pas takimi të djeshëm të Aleancës Madhështore në Kuçovë. Në një postim të tij në rrjetet sociale, Meta theksoi se opozita është tashmë në ofensivë të pandalshme dhe se çlirimi i Shqipërisë nga Narkoshteti do të jetë shumë i afërt.
Meta ka shprehur mbështetjen për kandidatin Lefter Maliqit, duke e quajtur besimin e tij të patundur në fitoren e opozitës.
Postimi i Ilir Metës
Në Kuçovë shpërtheu fuqishëm zëri i fitores.
Populli foli më qartë se kurrë.
Çlirimin e Shqipërisë nga Narkoshteti nuk e ndal dot askush.
Opozita në ofensivë të pandalshme.
Përshëndetje vrullit të Lefter Maliqit dhe besimit të tij të patundur në fitore.
Në 11 Maj shqiptarët vulosin të ardhmen madhështore të tyre!
Komente
