Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka vijuar nga qelia fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit Meta ka publikuar disa pika të një plani ekonomik me fokus mbështetjen e biznesit të vogël dhe prodhimit vendas.
Në postimin e shpërndarë në rrjetet sociale, Meta thotë se ka takuar ‘qindra sipërmarrës të vegjël’ gjatë vizitave të tij të mëparshme dhe se mbështetja për ta ka qenë gjithmonë një nga shqetësimet e tij kryesore.
Ai akuzon qeverinë Rama për rrënimin e prodhimit ‘Made in Albania’, duke e cilësuar atë si ‘Narkoqeveri’ që, sipas tij, ka ndihmuar vetëm importin dhe jo prodhimin vendas.
“Edi Rama është kryetaksa dhe kryegjoba më grabitqare për shqiptarët. Taksa e sheshtë 10% mbi kapitalin dhe të ardhurat nga puna, me përjashtim të 50 mijë lekëve të para.
Zero taksim për profesionet e lira dhe biznesin e vogël.
TVSH e reduktuar në 15%.
Uljë drastike e çmimit të energjisë për biznesin në 6 lekë për Këh.
Çmimi i naftës do të ulet me 40%.
Subvencionet për bujqësinë do të pesëfishohen, duke arritur në 230 milionë euro.'-ka shkruar Meta
Komente
