Meta nga Shkodra: Durim dhe zemërgjerësi! Çështja e Teatrit Kombëtar e shenjtë

19 Maj 2020, 20:06| Përditesimi: 19 Maj 2020, 22:41

  • Share

Nga Shkodra ku ishte për Natën e Kadrit, Presidenti Ilir Meta e cilësoi të shenjtë cështjen e Teatrit Kombëtar. "Këtu jam me myftiun para një vendi të shenjtë nuk dua të flas për cështje të tjera, edhe pse cështja e teatrit është e shenjtë se është kombëtare" tha ai.

Gjatë fjalës së tij ai në mënyrë indirekte e vendosi theksin te rindërtimi ku mori shembullin e xhamisë së Parrucës. "Falenderoj myftiun e Shkodrës për këtë mikpritje dhe bashkëpunimin që kemi pasur në vijimësi.

Zgjodha që në këtë Natë të bekuar të Kadrit të isha këtu në Shkodër, pasi Shkodra është në zemrën e cdo shqiptari të ndershëm dhe patriot, simboli i besimit në Zot, në vlerat më të mira atdhetare, simboli i harmonisë, bashkëjetesës dhe qëndresës.

Vizituam xhaminë e Parrucës, e cila shkatërrua në 1967 në periudhën e komunizmit dhe u rindërtua me kthimin e demokracisë. Kjo xhami u rindërtua, ashtu sikur ishte. Edhe njëherë u uroj të gjithë besimtarëve dhe qytetarëve gëzuar natën e bekuar dhe na kujton më me forcë mësimet e profetit, se besimi më i mirë është te durimi dhe zemërgjerësia".

Gjatë vizitës ai evitoi takimin duke shkëmbyer përshëndetje me dorën në zemër, ndërsa një thirrje e kishte edhe për gazetarët 'Mos u afroni shumë, distanca' për shkak të COVID-it.

Ora 20:56
Meta i dyzuar: Sfidat do i kalojmë me dashuri, por Zoti nuk i do arrogantët

1589914589_meta.jpg
Pas vizitës në Shkodër dhe prononcimit për mediat, Presidenti Meta ka bërë një postim në Facebook, por këtë herë duket më i moderuar në mesazhin që ka shpërndarë. Kreu i shtetit flet për dashuri, mirëkuptim, durim, shpirtgjerësi, por shton se Zoti nuk i do arrogantët dhe mburravecët duke 'thumbuar' qeverinë për teatrin por me një gjuhë më zbutur.

"Nata e Kadrit, sa një mijë muaj, sa një jetë, prandaj është quajtur e bekuar. Sonte qielli dhe toka përulen në lutjet tuaja. Gëzuar Natën e Paqes së Madhe nga Shkodra, djepi i kulturës, simbol i bashkëjetesës fetare, i qëndresës antikomuniste dhe i demokracisë.

Festat fetare këtë vit po i kalojmë në një situatë të jashtëzakonshme, por siç na porosit dhe Profeti Muhamed: Besimi më i mirë është durimi dhe shpirtgjerësia. Me dashuri dhe mirëkuptim do t'i kalojmë së bashku sfidat. Sic thotë Kurani: Zoti nuk i do arrogantët dhe mburravecët. Gëzuar natën e Kadrit! Zoti e bekoftë Shkodrën dhe Shqipërinë" shkruan Meta.

Ora 19:25
Meta thirrje shqiptarëve: Kauza s'ndalon deri në shembjen e tiranisë! 17 maji që shokoi botën nuk do të amnistohet

'Kurrë një ngjarje e tillë nuk do të harrohet derisa mbi rrënojat e 17 Majit të vendoset Drejtësia'. Kështu shprehet Presidenti Ilir Meta për shembjen e teatrit kombëtar, ndërsa shton se kauza e artistëve tashmë është edhe e tij dhe nuk do të ndalojë deri në shembjen e tiranisë. Meta thotë se ajo që ndodhi më 17 maj, nuk do amnistohet kurrë. Kreu i Shtetit thotë se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit nuk humbi, por fitoi një kauzë të madhe.

"Ajo që ndodhi në errësirën e 17 majit nuk do të amnistohet kurrë! Ndërgjegjja shoqërore dhe kombëtare u lëndua si kurrë më parë. Maska e tiranisë ra përpara të gjithë shqiptarëve dhe e gjithë bota e vërtetë demokratike u shokua.

Kurrë një ngjarje nga Shqipëria s'do prodhonte një jehonë të tillë dhe negative, që nuk shlyhet më dhe as harrohet derisa mbi rrënojat e 17 Majit të vendoset Drejtësia. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit nuk humbi, por fitoi një kauzë edhe më të madhe duke i ndihmuar të gjithë shqiptarët e përgjumur për t'u zgjuar e bashkuar para se Tirania t'i shembë secilit shtëpinë e tij si banorëve të Unazës së Re.

Të gjithë shqiptarët e ndershëm u ndjenë të dhunuar pabesisht dhe poshtërsisht pasi Teatri ishte tempulli i tyre i përbashkët. Të gjithe u ndjenë edhe në faj e borxh për heronjtë dhe heroinat që e mbrojtën atë për dy vjet e gjysmë me sakrifica të patreguara dhe nën presione të gjithanshme.

Tani kauza e tyre është e të gjithëve ne, dhe nuk do të ndalojë deri në shembjen e Tiranisë dhe Rindërtimin e Teatrit. Mirënjohje të përjetshme artistëve të cilët zgjuan qytetarinë. Një popull që fle në demokraci zgjohet në diktaturë. A nuk u zgjuam në diktaturë në mes të errësirës në 17 maj?" shkruan Meta.

Ora 13:21
Meta: Jam i bindur se shembja e Teatrit është akt i programuar shkombëtarizues

TIRANE-Presidenti Ilir Meta shprehet se shembja e Teatrit Kombëtar nuk është vetëm antikushtetues dhe i paligjshëm, por një akt i programuar shkombëtarizues.

"Kam bindjen e plotë se shkatërrimi i Teatrit Kombëtar, nuk ishte thjesht dhe vetëm një akt cubash, antikushtetues dhe i paligjshëm, por një akt i programuar shkombëtarizues" shkruan ai.

Kreu i shtetit dje, ashtu si artistët kërkoi hetim ndërkombëtar për shembjen e Teatrit, ndërsa akuzat për qeverinë prej së dielës që u rrafshua godina kanë qenë të shumta.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Doneta: 20/05/2020 15:06

    Ne cdo foto tregon se sa tinzar eshte ky palo president,ik mblidh gruan se ka marre horite debil i pa cipe.

    Përgjigju
  • S.P.A.K USA: 20/05/2020 13:18

    ne shkoder ka bisneset e venura me gjakun e shqiptareve si : grand hotel europa etj, tani ka fillu me i hudh nga nje cope kocke shkodraneve qe ta mbrojne cepanlliun

    Përgjigju
  • ILIR META E VËRTETA: 20/05/2020 02:49

    O ilir meta me bllok në dor dhe floriri i Shqiptarve është i shejnt. Ai duhet kthyer mbrapsht te i zoti që është populli si thua o like me kok hibolike. Apo nga ky vesh nuk digjon vetëm për monën mendon që me lad rover të jetoi e populli në gop të sëmës të shkoi. Jo o shoku like rënd po gabohesh se shum shpejt do rëxohesh.

    Përgjigju
  • Emigranti: 20/05/2020 00:11

    Te nderuar bashke atdhetare zoti ju ruajte se Likja s'është ne metro.....vereni se si del neper foto,i ka ikur truri,eshte per ne psikiatria. Kujdes se do beje ndonje te pa bere edhe nje here zoti ju ruajte.

    Përgjigju
  • Zoti nuk i do Arogantet por dhe hakdutet !: 19/05/2020 22:48

    Po Bllokun. % e do Zoti .. Po Vielen ne Lazer e di Zoti ,,ku nje pjese nga demet e Termetit skane shtepi. !

    Përgjigju
  • Mona: 19/05/2020 22:18

    Sa i ke pagu vellezerit Budina qe te sherbejne me aq zell? Sa turp gjithe ata burra mernin mikrofonin sa here i urdheronte Kryemadhja apo Basha...

    Përgjigju
  • Tosi: 19/05/2020 22:02

    ......në 4 të mëngjesi si hajdutë bagëtish. Policia është thjesht një bandë e armatosur kriminale

    Përgjigju
    • sa keq: 19/05/2020 22:54

      sa keq mo tosi ksoi nga patosi,nuk te moren ne tel te thoshnin cfare do benin??iii sa keq.apo ishe ne gjume?? as nuk te lajmeruan disa dite me perpara??iiiiiiii sa keq/nuk te pyeten fare mo tosi??iiiiiiiiii sa keq.do vi aty e do ti marre me shpulla qe nuk te pyeten ty gjitha ajo figure e ndritur por me kafaz bosh

    • Toni: 19/05/2020 22:51

      Ja më thuaj o Tos viktima,ç’të vodhi kjo banda e armatosur kriminale?!Të vodhi lekët(Berisha 1997)?!Të vodhi jetën(Berisha në Gërdec dhe Bulevard)?!Të vodhi pronat(Berisha dhe çirakët e tij nga 92 e këtej)?! Kjo “bandë” vodhi teatrin e tallashit nga shpellaristët e Saliut për ta ndërtuar të ri dhe për tja kthyer popullit! Por për fat të keq ty trurin ta paska vjedhur Saliu me kohë prandaj nuk arrin ti kuptosh gjërat!

  • Toni: 19/05/2020 21:59

    Ik o zvarranik Skrapari...

    Përgjigju
  • Loni: 19/05/2020 21:08

    Se kuptoj pse duhet me u Kapur ne kauza shembjesh per te (rrezuar) kete qeveri!? Ishte opozita ne pushtet me te madhin sali ooo burra nuk qeverisin mire... Erdhi ps ne pushtetme mbretin edi rama o burra ta rrezojme se nje tufe prej te pa aftesh I iku imuniteti... Kete nuk kuptoj ne kete vend si I ndjekin keto lloj far forcash politike lulush lepurush Mona lizen edhe mbretin e te gjithe koherave qe na tarifoj edhe ujin e shiut... O njerez te mire edhe te ndershem ato Jan ne nje stad ekonomik qe edhe neser te vij korona prap edhe Po mos punojne 20 vjet Kan te ardhura por ju cdo Beni!? Mosbindja civile vjen nga nje popull I Tere edhe spontane Jo nga indivite te lodhur edhe te nxjerrur jasht nga karriget e parlamentit qe Jan te pa shprese... Degjova dje zonjen vokshi ne opinion qe blendi fevziu e pyeste si do e mundnin mbretin e shqiptareve ajo nuk kishte nje argument por I bente nje analize shpirterore edhe ai I imponuar nuk e di prej kujt vazhdonte pa lidhje... Keshtu te dashur miq keto nuk Kan nje plan baze edhe se din ku Jan ne toke Apo me ajer... Nese do vinte nje me I mire se ky qe eshte ja dakort por te vijne keto figura te shtrembura edhe te ndrydhura nga te gjitha drejtimet me duket absurde ... Nese nuk vijne te huaj te na kollondrisin e te na bejne mireqenien sociale per popullin e thjehste sic jam un edhe 99% e shqiptareve ky vend nuk behet kurre. Teatrin need Kan pasur gje personale ta bejne vete ato me njerezit Apo te perballeni vete si rama si Mona si luli edhe mos ngaterrohen me popullin qe jeton ne kushte miserable. Edhe per ju militants e Kam ndergjegjesohuni sepse jeta eshte e shtrenjte edhe shikoni dicka tjeter me te mire sa te merreni me take lulush e Mona liza... Kujdes o popull mos u Beni qellim shfrytezimi per disa individe... Edhe uroj me te miren e ketij kombi pa mbret pa lul e pa mona

    Përgjigju
  • E verteta: 19/05/2020 20:48

    HIPOKRIT, shume shpejt do ti zesh vendin Kastriot Ismailajt te 313, do zberthehet ai shume shpejt, sado qe ta kesh paguar

    Përgjigju
  • Uku Momlit: 19/05/2020 20:44

    Pffff sharlatan dhe fatkeqsi kombetare je o likekembeplehu

    Përgjigju
    • Kuriozitet: 20/05/2020 09:58

      Kot për kuriozitet po të pyes, a e din ku i bin Momli, apo më saktë, fshat i kujt qyteti eshte? Apo e ke me të dëgjuar. Tung

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?