Kryetari i PL-së, Ilir Meta

Meta ngre alarmin: Shqipëria, vendi me papunësinë më të lartë në Evropë! Qeveria është kthyer në asfiksuese

9 Shtator 2022, 09:18| Përditesimi: 9 Shtator 2022, 13:00

  • Share

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ngritur alarmin për vendin tonë sa i përket papunësisë. Sipas tij, Shqipëria është vendi me papunësinë më të lartë të të rinjve në Evropë. Ish kreu i shtetit thekson se qeveria është kthyer në asfiksuese për të ardhmen e të rinjve.

‘Shqipëria është vendi me papunësinë më të lartë të të rinjve në Europë.

Sipas Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, 79% e të rinjve dhe qytetarëve shqiptarë largohen nga vendi për shkak të pagave të ulta.

Tirana është ndër tre kryeqytetet me çmimet më të larta në Europë për blerjen e apartamenteve, duke penalizuar më së shumti çiftet e reja dhe duke ua bërë të pamundur të rinjve ndërtimin e familjes dhe të ardhmes së tyre në Shqipëri.

Ndërsa Qeveria është kthyer në asfiksuese e së ardhmes së të rinjve, rikthimi i shpresës dhe mbrojtja e familjes dhe vendit nga shpopullimi është kthyer në një mision mbarëkombëtar, për të cilin nuk do të ndalemi në asnjë moment.’- shkroi Meta.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sara: 09/09/2022 11:23

    Ku e ke Monen,apo ka dal me lyp se nuk ka ca me heger,u harrova ka shku ne Londër me menaxhu lokalet,dyqanet,shtepite

    Përgjigju
  • REXHEP KASAP BULE LEKA [ KEPI ]: 09/09/2022 11:04

    O Ilir floriri a ke par ti që në çdo dyqan kërkohet puntor e shum firma duan puntor apo ti nga ai sy nuk shef shef vetëm nga syri për vjedhje. Pty rac pise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?