Ilir Meta dhe të venë e Dritëro Agollit, Safijen

Politikë

Meta nis me vizitat e vitit të ri, uron nga familjet e Agollit, Fatmir Frashërit dhe nga Olen Çezari

31 Dhjetor 2018, 16:09| Përditesimi: 31 Dhjetor 2018, 16:29

  • Share

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka vizituar ditën e sotme shtëpinë e personaliteteve të shquara shqiptare nga të cilat ka vizituar edhe vitin e ri 2019.

Meta ka vizituar familjen e shkrimtarit Dritëro Agolli, ku me bashkëshorten e tij Sadijen ka kujtuar me të ndjerin dhe kanë shkëmbyer dhuratat për njëri-tjetrin.

Ilir Meta me të venë e Dritëro Agollit, Safijen 

Pas Agollit, Meta ka vizituar edhe shtëpinë e mjeshtrit të madh të futbollit kryeqytetas dhe atij kombëtar, Fatmir Frashërit.

“Jetë të gjatë e shëndet kampionit të trefishtë tiranas si lojtar, trajner dhe president dinjitoz i klubit Tirana! Uruam që Viti i Ri të sjellë rezultate më të mira për sportin tonë,”-shkruan Meta.

Ilir Meta me Fatmir Frashërin 

Në fund, Meta ka postuar edhe një foto me violinistin me famë botërore Olen Çezari.

Ilir Meta dhe Olen Çezari 

“Me këtë rast i falënderoj të gjithë artistët tanë për kontributin e tyre të shquar gjatë këtij Viti të Skënderbeut për promovimin e shkëlqyer kulturor që i kanë bërë Shqipërisë kudo në botë,”- e mbyll Meta.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?