Meta: Një ministër dhe zv.ministër shkuan në Kamëz dhe zgjatën kontratën koncesionare për aeroportin 'Nënë Tereza', procedura e ndjekur anti-Kushtetuese (VIDEO)

24 Shkurt 2021, 13:45| Përditesimi: 24 Shkurt 2021, 15:10

  • Share

Presidenti Ilir Meta në një deklaratë për mediet tha se Kuvendi ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin, për sa i përket zgjatjes së koncesionit për aeroportin 'Nënë Tereza', me 13 vite afatin. Meta tha se një ministër dhe një zëvendës ministër kanë shkuar në Kamëz dhe kanë nënshkruar një marrëveshje sipas Metës anti-kushtetuese dhe me procedurë të përshpejtuar.

'Kuvendi ka ndryshuar marrëveshjen e koncensionit të Aeroportit Ndërkombëtar Nënë Tereza. Ky ligj ka nivelin më të lartë të antikushtetueshmërisë, por edhe të korrupsionit legjislativ në qeverinë dhe në kuvendin tonë një partiak. Ky ligj është në kundërshtim me rregullat dhe interesat e shtetit shqiptar, prandaj edhe kontrata shtesë e koncensionarit është mbajtur e fshehtë. Kjo është skandaloze dhe antiligjore.

Është shtesë arbitrare në dëm të interesave të qytetarëve. Kjo kontrate e fshehtë koncesionare është fshehur dhe është mbajtur larg syve të publikut. Fshehja nga sytë e publikut të kësaj procedure antiligjore, sepse çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë ka të drejtë që të di.

Po bëj publike disa elementë të kësaj marrëveshje: Ligji kaloi në 27 janar 2021 në Kuvend nga Qeveria dhe po në atë datë e ka futur Konferenca e Kryetarëve edhe pse nuk u kërkua procedurë e përshpejtuar. Marrëveshja u nënshkrua në Kamëz në 26 janar. Qeverisë iu desh vetëm një ditë që ta firmosë e propozojë Kuvendit për miratim. Ndërkohë që Kuvendi e ka shqyrtuar në komisione në 4 shkurt dhe miratuar në Kuvend në 8 shkurt. Gjithçka u bë pa asnjë lloj gare.

Ky është bërë në kundërshtim me çdo rregull dhe procedurë. Është shumë e qartë se me çfarë urgjence ka vepruar qeveria dhe Kuvendi. Kjo marrëveshje e bërë më kaq nxitim zgjat pa asnjë lloj gare me 13 vite afatin e koncesionit të Rinasit që duhet të përfundonte pas 6 vitesh. Qeveria pa asnjë lloj konkurrimi i ka shtuar 13 vite tjera dhe përfundon deri në 2040. Është bërë pa garë dhe pa pritur afatin e përfundimit dhe janë shkelur parimet kushtetuese, dhe në kundërshtim me vetë kushtet e marrëveshjes të lidhur në vitin 2004. Zgjatja e afatit të kontratës koncesionare është bërë brenda një afati rekord duke dhunuar të gjitha kushtet ligjore. Nuk merr parasysh interesin e qytetarëve. Zgjatja është bërë pa një analizë shteruese, mbi shoqërinë që ka blerë aksionet.

Absurde është fakti që dy qeveritarë zgjedhin që ta hartojnë dhe ta nënshkruajnë marrëveshjen ne bashkinë Kamëz, tek një noter. Një ministër dhe një zv.ministër nuk kanë përtuar që të shkojnë në bashkinë Kamëz, në datën 27 janar.

Po i drejtohem ministres së Ekonomisë: Kur e keni zhvilluar marrëveshjen koncesionare? Kur e keni konsultuar këtë draft të konsultuar dhe me ministritë e linjës? Kur shkuat dhe e nënshkruat në Kamëz? Kur e përgatitët dosjen për ta përcjellë në Këshillin e ministrave për shqyrtim? Pse dy standarde?'- tha Meta.


Lajmi kryesor:

Meta kthen ligjin që zgjat afatin e koncesionit të aeroportit 'Nënë Tereza' me 13 vjet! Paralajmëron zyrtarët e qeverisë: Ka edhe 26 prill, bëni kujdes


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?