Meta e mban podiumin për vete më 2 mars, nuk i jep fjalë as Bashës, as Kryemadhit: Jo politikanë në tubim, qytetarët të vijnë me mimoza e flamuj

25 Shkurt 2020, 17:22| Përditesimi: 25 Shkurt 2020, 20:33

  • Share

Ndryshe nga kërkesat që dërgohen në Policinë e Shtetit, për marrje leje për organizim tubimesh, protestash e manifestime në vend, presidenti Meta nuk e ka bërë një gjë të tillë, por në vend të saj ka vendosur të dërgojë një njoftim për drejtorin e Policisë Ardi Veliu. Meta informon policinë të marrë masa për garantimin e rendit dhe sigurisë publike më 2 mars në orën 17:00, ku do të zhvillohet 'besëlidhja' mes tij dhe popullit shqiptar dhe ku u pritet që kreu i shtetit të firmose 'dekretin e parë për çmontimin e grushtit të shtetit' siç Meta e cilëson. Atë që paralajmëroi më parë për nisjen e një lëvizje si 'pranvera arabe', më 2 mars Meta shprehet se do të nis pranvera kuqezi, ndërsa fton qytetarët të mbajnë në duar lule mimoza të freskëta dhe flamuj kombëtarë.

Në letrën e tij drejtuar policisë, Meta shprehet se efektivët blu nuk janë të ftuar të marrin pjesë në këtë manifestim. Meta njofton se ''në këtë organizim do të mbajë fjalën e tij Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta dhe personalitete të spikatura publike që dëshirojnë të përcjellin mesazhe, frymëzuar nga motoja e këtij manifestimi, por jo politikan, dhe as ushtarakë aktivë''. Duket se as Basha dhe as Kryemadhi nuk do të lejohen të flasin në tubim, ndërsa podiumi do të jetë vetëm i presidentit për të përcjellë mesazhet e tij për mbrojtjen e Kushtetutës.

Sipas Metës qëllimi i këtij manifestimi paqësor është ndërgjegjësimi dhe zgjimi i qytetarëve shqiptarë për të mbrojtur dhe rivendosur sovranitetin e tyre mbi të gjitha institucionet e Republikës.

Të kontaktuar nga Shqiptarja.com, burime nga Policia e Tiranës se leja për tubim nuk do të jepet, në kushtet kur vendi është ende në gjendje emergjente deri më 31 mars 2020 për shkak të tërmetit fatkeq të 26 nëntorit 2019. Megjithatë, siç historia e tubimeve ka treguar, edhe kjo protestë pritet të zhvillohet pa e pasur lejen nga autoritetet dhe policia pritet sërish të jetë në krye të detyrës për të garantuar mbarëvajtjen dhe sigurinë e qytetarëve. Meta me njoftimin e tij vërtetoi se ai nuk ka nevojë për leje nga autoritetet për zhvillimin e këtij tubim, duke thyer hapur ligjet, edhe pse në bulevard po del pikërisht për të mbrojtur ligjet dhe Kushtetutën, që sipas tij janë kapur nga mazhoranca. Dokumenti i dërguar policisë së shteti mban firmën e sekretares së përgjithshme të Presidencës, Ornela Zonja.

Letra i Presidencës:

Në mbështetjë të nenit 47, 86 pika 1, 88 pika 3, 93, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe referuar procedurave të ligjit nr. 8773, datë 23.04.2001 “Për tubimet”, ju informojmë zyrtarisht se, SH.T.Z. Ilir Meta, në ushtrim të përgjegjësive dhe kompetencave të Tij kushtetuese si President i Republikës, do të organizojë një manifestim paqësor me qytetarët shqiptarë ditën e hënë në datë 2 mars 2020, ora 17:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” Tiranë.

Qëllimi i këtij manifestimi paqësor është ndërgjegjësimi dhe zgjimi i qytetarëve shqiptarë për të mbrojtur dhe rivendosur sovranitetin e tyre mbi të gjitha institucionet e Republikës, të drejta këto, të garantuara nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe parimeve themelore të njohura prej saj.

Një prej qëllimeve të këtij manifestimi është nënshkrimi nga Presidenti i Republikës përpara sovranit (popullit), të dekretit të parë kundër grushtit të shtetit që kërkon të realizojë Kuvendi njëpartiak në dhunim të Kushtetutës me qëllim kapjen në mënyrë antikushtetuese të institucionit më të rëndësishëm të Republikës, Gjykatës Kushtetuese.

I gjithë ky ndërgjegjësim do të realizohet përmes mesazheve paqësore publike që Presidenti i Republikës do të japë në këtë manifestim. 

Motoja e këtij manifestimi me qytetarët do të jetë: “Për Republikën; Për Kushtetutën; Për Kombin; Për unitetin e popullit”.

Sa më sipër, në zbatim të nenit 5 të ligjit të sipërcituar, ju bëjmë me dije se:

Drejtues i këtij manifestimi paqësor është SH.T.Z. Ilir Meta, me adresë Institucioni i Presidentit të Republikës, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 1, Tiranë. Organizator dhe persona kryesor ndihmës të këtij manifestimi, do të jenë zoti 1. Zoti Bahri Shaqiri, Këshilltar i Presidentit, 2. Zoti Dedë Prenga, Këshilltar i Presidentit, 3. Zoti Shemsi Premçi, Këshilltar i Presidentit, me adresë Institucioni i Presidentit të Republikës, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

Aktiviteti do mbahet më datë 2 mars 2020, ora 17:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe është i hapur.

Numri i pjesëmarrësve është jashtë çdo parashikimi.

Numri i personave të tjerë ndihmës në këtë manifestim është në varësi të kontributit të secilit qytetar që do të shprehë dëshirën dhe angazhimin për të marrë pjesë.

Qytetarët janë ftuar të kenë me vehte Flamuj Kombëtar dhe buqeta me lule mimoze të frekëta që paralajmërojnë ardhjen e pranverës Kuq e Zi për të gjithë shqiptarët e bashkuar kudo janë.

Në këtë organizim do të mbajë fjalën e tij Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta dhe personalitete të spikatura publike që dëshirojnë të përcjellin mesazhe, frymëzuar nga motoja e këtij manifestimi, por jo politikan, dhe as ushtarakë aktivë.

Punonjësit e Policisë së Shtetit, nuk janë të ftuar të marrin pjesë në këtë manifestim, ndërkohë që Presidenti i Republikës, kërkon nga ana juaj që të merrni masat respektive për garantimin  e rendit dhe sigurisë publike në datën dhe orarin e njoftuar.

Njoftimi i Presidentit Meta për Policinë e Shtetit, për tubimin e 2 Marsit

Komento

Komente

  • KAK ilir meta: 26/02/2020 12:55

    Ky hajdut ordiner ky paçavure wc duhet arestuar sa më shpejt. Hajduti e ka vëndin vetëm në burg.

    Përgjigju
  • Populli: 26/02/2020 10:15

    Monika dhe luli do vazhdojne karrjeren politike ky do hy ne burg.. Mbete vetem liro as gruja nuk te ndihmon dot me..

    Përgjigju
  • Tosi: 25/02/2020 21:32

    Po strateg'ja nderkombetare , nderplanetare, kozmike e leshitlikes ,Kejdi dhembcakallja do flase besoj se ajo eshte krenaria e leshelise

    Përgjigju
  • BesiTr: 25/02/2020 21:30

    Mos dilni ne protes se mos po ju ze ndonje KORONAVIRUS e po e hajme te gjithe

    Përgjigju
    • Besa lushnje: 25/02/2020 23:38

      Te dalin tju q.het motra pse mos te dalin mezi po presim te shikojm si do ju shkoj historia trimave te xhajahos..

  • WTF: 25/02/2020 20:10

    Paskan ngele vetem ata pa gjak ne Shqiperi. E po te tallet hajduti me nje popull te tere dhe mos te cohet njeri e ta kapi per leckash nga presidenca kete vemje fshatareske, une nuk e kuptoj. Dilni more te shtunen ose te djelen dhe kerkojini doreheqjen Lilit te Mones se na turperoi!

    Përgjigju
  • Hajduti i Cepanit: 25/02/2020 20:01

    Edhe pak o Shqiperi do shpetosh nga keta horra e hajdute me ne krye kete cift gjakpiresish, Meta-Mona, keta katundare qe 30 vjet vetem vrane e vodhen, plackiten dhe uzurpuan, kane me shume se 1 miliard dollare pasuri, vila ne Amerike, Londer, Monako, hotele ne bregdet, pallate ne Tirane e Durres, gurore ne Tomorr, femijet ne shkollat me te shtrenjta te Anglise, 500 ,ije euro vetem operacione plastike e ngushtime stomakeshm, ryshfete me milona dollare per ndertime rrugesh e tendera shteterore, prona ne Lalz, vetem per vendimin e "manipulimit" te videos se Priftit ky plehre pagoi secilin anetar te komisionit nga 1 milion euro

    Përgjigju
  • sifi: 25/02/2020 19:52

    Ata njerz qe do te protestojne me 2 Mars te marrin isklla dhe jo mimoza.Lulet jane shenje e paqes dhe bukuruse dhe jo e kunderta.Protesta eshte thjesht se po i vjen dita te shkarkohet per veprimet antikushtetuese qe dhe Venecia i cilesoi

    Përgjigju
  • Mitingu: 25/02/2020 19:08

    Mire policine nuk e do o shtangist, po FBI-ne e do apo s'ta mban se ata te arrestojne nga ajri e s'do kuptosh asgje,do ta bejne te lehte arrestimin te jesh i sigurte,aman mos i zbrit shkallet e presidences se na fike na i le analistet pro teje pa leke ne xhep e gazetat e blera nga ty pa shitur, o krenar e te dhjere.

    Përgjigju
  • Shkodra: 25/02/2020 18:53

    E kam te pa mundur ti kuptoj disa njerez qe e dojne Edi Ramen o njerez te gjith jan per veten e tyre por ky na groposi o vllezer e motra duhet te pastrohet komplet politika Shqiptare se edhebky Edi Rama juaj na mbyti

    Përgjigju
    • Edi rama ja u ..: 25/02/2020 23:45

      Ca po thu maj ta marrsha a tma marrsh a je marre a tvrasin kpuct

    • Dory: 25/02/2020 20:28

      Dil ne miting pra se ky presidenti te nxorri ne dite...

    • Oj shkoden: 25/02/2020 19:59

      Oj shkoden po pastroni shkodnen nga voltana ademi iher se ju ka mush tan plera shkodren liqenin lumin qytetin e keni tan plera e kasolle pastaj merruni me edi ramen

    • dmth??: 25/02/2020 19:58

      zgjidhja eshte qe te vije likja ne pushtet??apo lulka???jo more djale se ateher na mori lumi.nese e ke te pamundur dhe kete do harxhoj pak kohe mbase te mbush mendjen

  • Kaqaniku: 25/02/2020 18:26

    Ilir M... Ilir Hajduti... Ilir Krimineli... Ilir Vrasesi..... Ky i smure psiqik e ka vendin ne spitali psikiatrik ose ne burg. Ky eshte funderrin e kombit shqiptar.

    Përgjigju
  • sazan guri: 25/02/2020 18:12

    mos prishni sistemin ekologjik te vendit o njerez.ky mire qe na vodhi deri ne palce por do te na prishe edhe pemet, injoranti vockel i skraparit .larg koronavisuseve si puna ktij sakatit qe ka probleme me trurin

    Përgjigju
  • Suada: 25/02/2020 18:05

    Nje president qe kerkon revolta kunder qeverise duhet te shkarkohet dhe te arrestohet.Shum mir ja ben qe nuk pyet policine derisa nuk ka shtet.Po te kishte shtet do ishte pas hekurave me 2 mars ky plere

    Përgjigju
  • Grigor: 25/02/2020 17:39

    Populli Shqipetare eshte I zgjuar dhe do ta perbuze ciftin me kriminele ne Shqiperi cfare bese do te lidhe krye hajduti me blloke ne Dore per florinje e kerrabes apo vrasjet e 21 janarit kerkon beslidje mbi gjakun e Tyre KY njeri I degjeneruar bashke me krye putane e tije. Po mblidhuni o populle me 2 mares dhe u shkerdhen I gope e sorogope ketije cifti PA indetitet e srogopellve te tjer we Naga andi bajga Artur leshi nikolle pleshti fari true thari cim pithi dhe by the zhali. For a Edi Rama. Forca z. Gjonaje Rrofte Rilindje. Rrofte Shqiperia

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po japin rezultat protestat e PD-së?