Meta: Nuk ka pasur konsultim me partitë por thjesht bisedë me shumicën! Do lë 45 ditë kohë se bëhet fjalë për 6 bashki

19 Janar 2022, 13:18| Përditesimi: 19 Janar 2022, 13:43

  • Share

 

Presidenti Meta pas takimit me Taulant Ballën doli në një prononcim për mediat dhe shpjegoi se sipas tij nuk ka pasur asnjë ftesë zyrtare për konsultim për partitë politike por ishte një kërkesë për sqarim me Ballën për shkak të afateve ligjore.

"Nuk ka pasur asnjë ftesë zyrtare për asnjë forcë politike. Për të zgjidhur këtë çështje një herë e mirë ju i dini iniciativat e mia si me KQZ, si me Qeverinë, si me Kuvendin. Nga të gjithë veprimet kam komunikuar me këto institucione, dhe njëkohësisht me Gjykatën Kushtetuese për çështjen e  Lushnjës, për të cilën presim përgjigje përfundimtare brenda ditës së sotme. Nuk ka pasur ofertë për Partinë Socialiste. Sigurisht që ka pasur një kërkesë informale për një konsultë me kryetarin e shumicës në Kuvend, i cili është z. Balla, meqenëse kemi pasur disa dilema të interpretimit të ligjit për datën e zgjedhjeve. Qëllimi im ka qenë që të jap kohën maksimale të 45 ditëve që nuk ka të bëjë me forcat politike por edhe me përgatitjen e procesit pasi bëhet fjalë për 6 njësi që fillojnë në Theth dhe mbarojnë në Lushnjë! Këshilli i Ministrave më njoftoi dje, Gjykata Kushtetuese maksimumi e sjell nesër", tha Meta.


Lajmi kryesor:

Meta nuk fton opozitën për konsultime për zgjedhjet lokale, propozon 27 shkurtin ose 6 marsin: Basha të flasë me Taulant Ballën


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?