Presidenti Ilir Meta

Politikë

Meta nuk ndal deklaratat absurde, qytetarët të ‘shqetësuar’ reagojnë: U çmend fare ky! Nuk di çfarë po bën dhe çfarë po thotë, ka probleme me veten

24 Prill 2021, 13:55| Përditesimi: 24 Prill 2021, 14:00

  • Share

Deklaratat e rënda mbrëmjen e djeshme nga Ilir Meta, konferenca e mbajtur ditën e sotme dhe e gjithë sjellja e papranueshme e presidentit ditët e fundit kanë nxitur edhe reagimet e ashpra të qytetarëve përmes rrjeteve sociale.

 “O zot, u çmend fare ky”, “Ky nuk di se çfarë po thotë dhe çfarë po bën”, “Ky ka probleme të mëdha me veten”, “Ky i ka lëshuar pëllumbat”, këto ishin disa prej komenteve të qytetarëve të cilët duken të shqetësuar për shëndetin mendor të presidentit.

Mbrëmjen e djeshme, mesazhi i Ambasadores së SHBA, Yuri Kim për deklaratën e kreut të shtetiti për të mprehur sfurqe dhe sëpata për mbrojtjen e votës, ka nxjerr jashtë kontrollit presidentin Ilir Meta.

Kaq mjaftoi që Meta të humbasë durimin dhe të nis me deklaratat absurde se ai është kërcënuar nga ambasadorja Kim, se ajo mbështet Ramën dhe ndërhynë në çështjet e brendshme të shtetit.

Gjatë paradites së sotme, presidenti nuk duroi dhe theu heshtjen zgjedhore me një konferencë për shtyp, duke shkelur në mënyrë flagrante ligjin dhe duke folur sërish absurditete.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?