Meta dhe Berisha në protestën e djeshme

Meta nxjerr foton nga protesta: Shqipëria u përket të rinjve! Berisha në Tik Tok: Treni ynë nuk ndalet më

13 Nëntor 2022, 10:37| Përditesimi: 13 Nëntor 2022, 14:48

  • Share

Pas protestës në shesh ditën e djeshme, kreu i PL-së Ilir Meta ka publikuar një foto ku shkruan se Shqipëria po u përket të rinjve. Teksa poston një foto nga protesta e mbrëmjes së kaluar e opozitës së bashkuar në Tiranë, duke i kthyer përgjigje udhëheqësve fetarë që shprehën shqetësim disa ditë më parë për largimin e shqiptarëve nga vendi, shkruan se kjo tokë i përket të rinjve dhe të rejave tona.

“Shqipëria u përket të rinjve! Pyetjes aq të ndjerë të udhëheqësve tanë fetarë se kujt do t’ia dorëzojmë këtë tokë të bekuar, sot i kemi dhënë përgjigjen: Askujt përveç të rinjve dhe të rejave tona”, shkruan Meta.

Postimi i Metës në Facebook

Një falenderim për protestuesit e ka bërë edhe Sali Berisha. Me anë të një postimi në Tik Tok, Berisha ka falënderuar qytetarët që mbushën sheshin, në atë që e quajtur protesta më e jashtëzakonshme që ka njohur Tirana.

Një ditë më parë Sali Berisha dhe Ilir Meta protestuan para kryeministrisë kundër kryeministrit Edi Rama, ndaj të cilit hodhën një lumë akuzash. Fjalimet e Metës dhe Berishës, kishin të njëjtin linjë, që Rama duhet të shkojë në burg pasi ka vjedhur shqiptarët dhe i ka detyruar ata që të largohen jashtë shtetit, e për këtë simbolikë kishin një gomone me vete. 

Ora 13:54
‘Treni ynë nuk ndalet më’, Berisha reagon pas protestës së djeshme: Më e jashtëzakonshmja që ka njohur Tirana!

Sali Berisha ka reaguar për herë ë parë protestën e mbajtur ditën djeshme. Me anë të një postimi në Tik Tok, Berisha ka falënderuar qytetarët që mbushën sheshin, në atë që e quajtur protesta më e jashtëzakonshme që ka njohur Tirana.

“Mirëdita miqtë e mi të TikTok. Një përshëndetje të përzemërt dhe mirënjohje të pakufijshme, për të gjithë ju, për të gjithë qytetarët që mbushën, zbukuruan aq madhërishëm Bulevardin dje me pjesëmarrjen tuaj në protestën më të jashtëzakonshme që Tirana ka njohur! Por, në këtë mesazh dua gjithashtu një falenderim dhe mirënjohje të përzemërt për të gjithë ju miqtë e TikTok që në 30 ditë e shndërruat në një histori suksesi komunikimin tonë me 1.3M shikime dhe dhjetra e mijëra ndjekës. Sëbashku ne jemi njerëz të rekordeve të mira. Treni ynë nuk ndalet më. Ai do kalojë nga një stacion fitoreje në një stacion tjetër, deri në destinacionin final. Shpëtimin e Shqipërisë, për ju, të ardhmen tuaj dhe për të gjithë shqiptarët! Zoti ju bekoftë! Faleminderit shumë!”, tha ai.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Me2Me2: 14/11/2022 01:41

    A nuk ka shqiptare jo ... prandaj jeni gjalle ju dy ..

    Përgjigju
  • Iris: 14/11/2022 01:25

    Shqiperia u takon //te rinjeve// te perjetshem ne pushtet Rama,Berisha,Meta,etj.

    Përgjigju
  • Liku: 13/11/2022 19:17

    Mire thote ky i meti i perket te rijve qe i ka komprometuar ne jale duke i cuar me pushime

    Përgjigju
  • Armand: 13/11/2022 18:52

    Paskeni pi cik o jet ju ka dal treni nga shinat me koh po ruju se je tu shku me thy qafen

    Përgjigju
  • Gerti: 13/11/2022 18:23

    Ty o Sali vec pleqte te vijne pas sepse rinia eshte vetem me Ramen,ai na ka vene ne qender te vemendjes

    Përgjigju
  • Miri: 13/11/2022 17:09

    Ca te rinjve thon kta. Te mendonin per ne kto sdo vidhnin si kafsh

    Përgjigju
  • Flori: 13/11/2022 14:59

    O mashtrusa shporruni mos ju shohim me

    Përgjigju
  • Alban: 13/11/2022 14:26

    Super krimineli ka ngel vetem pa u futur live ne tik tok me diamantin blu hahahha.

    Përgjigju
  • Erald: 13/11/2022 14:11

    Si skeni turp e dilni sikur ju interesojne te rinjt kur ishit ne pushtet i larguat nga shkatrrimi qe po i benit vendit

    Përgjigju
  • Jola: 13/11/2022 14:01

    Ketij vendi nuk I duhet as Rama, as Berisha, as Metaj. Ketij vendi I duhen profesionistet. Ata te cilet bejne hajer jashte vendit se e kane trurin plot dhe zemren te bardhe e te madhe

    Përgjigju
  • titi: 13/11/2022 12:56

    po i perket te rinjeve qe ti i mashtron te partia lekut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?