Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe Ilir Meta

Kronikë

Presidenti Ilir Meta kërkon Kushtetutë të re: Koha për referendum

22 Nëntor 2019, 11:17| Përditesimi: 22 Nëntor 2019, 11:42

  • Share

TIRANE-Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta kërkon një Kushtetutë të re. Përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale, kreu i shtetit thotë se tani është koha që populli të miratojë me referendum një Kushtetutë të re, pasi aktualja, e miratuar 21 vite më parë, në 22 nëntor të 1998 është tradhtuar dhe shkelur. "Sot është dita e Referendumit të tradhtuar. Koha për referendum të ri" shkruan Meta.

Kohët e fundit, kreu i shtetit është futur në një kurs të fortë përplasje me ndërkombëtarët duke i cilësuar si palaço dhe të korruptuar. Shkak i përplasjeve ka qenë ngërçi që është krijuar në Gjykatën Kushtetuese, pasi Ilir Meta dekretoi emrin e dytë për të njëjtin vend në Kushtetuese. 

Përplasja me KED-në për Marsida Xhaferllarin solli edhe padinë e Ilir Metës për Ardian Dvoranin. Për të zgjidhur këtë situatë të krijuar, ambasada e SHBA-së, por edhe e Italisë kërkuan që cështja të dërgohet në Komisionin e Venecias, por Meta e kundërshtoi, ndërsa PD-ja dhe LSI-ja i dolën në krah.

Komento

Komente

  • redi: 22/11/2019 16:16

    Referendumi eshte forma me e larte e demokracise ,ku sovrani shpreh mendimin e tij per probleme themelore te jetes politiko ekonomike sociale . Zoti Meta ka te drejte tu drejtohet shqiptareve per Referendum .Per sa i perket referendumit, duhet te pyese shqiptaret A jeni pro aleateve strategjike SHBA dhe BE ? E dyta jeni dakort me Refermen ne drejtesi si dhe te pyese shqiptaret per zgjedhjen e presidentit nga populli .Kjo eshte e drejte

    Përgjigju
  • BRSS: 22/11/2019 14:37

    DO TA TREGOJ SHBA KUSHTETUTEN TE 313 o ZAGAR

    Përgjigju
  • Kokëpalar: 22/11/2019 13:15

    Po ne kokëpalarët duhet të votojmë për kushtetutën tënde o kok tule?

    Përgjigju
  • Arbëri: 22/11/2019 12:55

    O majuuu mjaft më , ik se na e ke lodh mender...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?