Meta nxjerr letrën e Ambasadës tonë në Athinë drejtuar autoriteteve në 5 gusht: Vuajtje çnjerëzore se Rama po pushon për shtatë palë qejfe

17 Gusht 2020, 15:26| Përditesimi: 17 Gusht 2020, 17:22

  • Share

TIRANË- Presidenti Ilir Meta, në vijimësi të akuzave të tij, ka publikuar një e-mail, sipas së cilit tregon se ambasada shqiptare në Greqi i ka paralajmëruar autoritetet shqiptare për masa e marra nga shteti fqinj.

E-maili mban datën 5 gusht, dhe sipas Metës pavarësisht këtij informacioni, autoritet shqiptare nuk janë mobilizuar me qëllim që të parandalonin kaosin në Kakavijë. Ai nuk i kursen edhe ironitë për kryeministrit Edi Rama.

"Falënderoj autoritetet greke për korrektësinë e tyre!  Falënderoj Ambasadën e Shqipërisë në Greqi, që ka kryer me korrektësi shembullore paralajmërimin e menjëhershëm të Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, ende në detyrë, Rama. Edhe njëherë ndjesë të gjithë bashkëqytetarëve tanë, të cilët hoqën vuajtje çnjerëzore sepse Ministri ynë i Jashtëm, i cili është edhe Kryeministër, po pushon për shtatë palë qejfe", tha Meta.

Letra e publikuar nga presidenti Ilir Meta

Ora 18:49
Policia përgënjeshtron Metën: Qytetarët janë lajmëruar për kufizimet e qeverisë greke në Doganën e Kakavijës

Policia e Shtetit ka përgënjeshtruar presidentin Ilir Meta, i cili deklaroi se qeveria e ka ditur për kufizimet nga pala greke në pikën kufitare të Kakavijës, por nuk ka krijuar kushtet e nevojshme për emigrantët.

Meta publikoi një dokument të Ambasadës Shqiptare në Greqi, ku paralajmërohet që me datën 5 gusht 2020 se qeveria greke do të vendosë kufizime për qytetarët që do të kalojnë në doganën e Kakavijës dhe Kapshticës.

Ndërkohë Policia e Shtetit ka me datë 6 gusht 2020 ka njoftuar qytetarët shqiptarë për kufizimet që do të vendoseshin nga qeveria greke për emigrantët.

"Autoritetet policore greke, njoftojnë se duke filluar nga mbrëmja e sotme e në vijim, nga ora 22:00 deri në orën 06:00, Pikat e Kalimit të Kufirit Kakavije dhe Kapshticë nga pala greke do të jenë të mbyllura për udhëtarët dhe automjetet si në hyrje edhe në dalje të Greqisë.

Pikat e kalimit do të jenë të hapur për qytetarët dhe automjetet çdo ditë nga ora 06:00 deri në 22:00.

Policia e Shtetit fton qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që të shmangin lëvizjet dhe udhëtimet gjatë orarit që Pikat e Kalimit janë të mbyllura pasi mjetet dhe udhëtarët nuk do të lejohen nga Policia Kufitare që të parkojnë apo qëndrojnë në territorin doganor e kufitar.

Gjithashtu Policia e Shtetit njofton qytetarët se duke filluar nga data 16 Gusht 2020, shtetasit që hyjnë në Greqi nëpërmjet Pikës së Kalimit të Kufirit Kakavije dhe Kapshticë, do të karatinohen për 7 ditë.

Lejohet të kalojnë kufirin vetëm shtetas grekë, shtetas shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke dhe minoritarë me kartën përkatese.

Shtetas të B.E-së apo me leje qëndrimi në vendet e B.E-së dhe vendet e tjera të treta nuk lejohet të hyjnë nëpërmjet P.K.K. Kakavije dhe Kapshticë për në Greqi.

Policia e Shtetit apelon që të gjithë qytetarët të ndjekin udhëzimet e autoriteve për lëvizjet në kufi si dhe të respektojnë me rigorozitet masat mbrojtëse me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19", njoftonte policia me datë 6 gusht.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Delinquenti: 17/08/2020 22:18

    O president leshi PO KUR QE DUKE THY TURIT NE PARLAMENT DUKE KAPERCY VAZO E LULE QE E KTHEVE PARLAMENTIN SI FUSH REGBY NE CAR TAKSIRATI KISHIM TE SHIKOJSHIM TY PER MOS TE FOL PER TE TJERA ti sot na fol se kryeministeri po ben pushim, nuk je nga ai brum ti JE SHUME I PERLYER O PRESIDENT POR MOS HARRO SE NJE DITE DO TE VIJE EDHE TY RRADHA TE KENDOSH ATJE KU DERI TANI PO KENDOJNE TE VEGJELIT......

    Përgjigju
  • PALAÇO: 17/08/2020 16:34

    UN SI NĒNSHTETAS SHQIPTAR E KAM PËR SHUM TURP QË KAM PËR PRESIDENT NJË PALAÇO, HAJDUT, I KORRUPTUAR, E INTRIGANT. ËSHTË TMER QË NJË NJERI I TILL TË JET PTESIDENT. KY PALAÇO NUK VLEN AS PËR PASTRUES WC JO MË PRESIDENT. KUSIRI MADH I SHQIPTARVE TË PAGUAJN KTO HALLE ME NJERËZ TË TILL NË KRYE TË SHTETIT. O ZOT MBROJE SHQIPRIN E SHQIPTARËT KUDO QË JAN.

    Përgjigju
  • Pipo: 17/08/2020 16:01

    Po mire o zotrija president.. ju si shiu mbas t vjelave kujtohesh t drejtosh gishtin???? Ta dish qe na vjen turp qe ti je i pari shqiptarve... njeriu me i koruptuar je

    Përgjigju
  • ERP: 17/08/2020 15:38

    Cfare ka te cuditshme dhe qe nuk ishte njoftuar me pare ne gjithe mediat dhe institucionet greke o i pafytyre qe ndot institucionin e presidentit?!! Njoftim rutine i amabasades sic bejne rendom duke percjelle lajmet nga vedi ku jane. Ti je nje nga shkaktaret qe ky vend vuan akoma dhe e ke vendin pas hekurave. Ky eshte problemi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?