Kreu i PL-së Ilir Meta doli me trëndafil në dorë nga Prokuroria e Tiranës ku ishte për kallëzimin e tij për vjedhjen e serverave në selinë e Partisë së Lirisë. Në dalje ai tha se gjendja e prokurorisë është skandaloze në infrastrukturë e male me dosje.
'Jam shokuar nga gjendja në Prokurorinë e Tiranës. Nuk kanë ku ti arkivojnë dosjet. Zbrita nga shkallët. Nuk punon ashensori. Duhet që deputetët të vijnë këtu. Është Ramaforma, kujdeset për kushtet për 3-4 prokurorët te SPAK që i ka kapur në xhep Ëngjëll Agaçi. Mal me dosje. Do bëjmë thirrje e kanë lënë në gjendje të mjeruar. I gjithë procesi mafioz për të kapur edhe vulën e PL-së është rezultat i treshes Rama-Agaçi-Dumani', tha Meta pas daljes nga Prokuroria.
Sakaq, Meta pas dëshmisë akuzoi Ramën se po tenton t’i rrëmbejë vulën e PL-së, teksa në Prokurori u thirr për të dhënë sqarime në lidhje me kallëzimin e bërë për ndërhyrje në sistemin e serverëve të Partisë së Lirisë më datën 6 mars.
Lajmi kryesor:
E denoncoi si vjedhje të thjeshtë, Meta konfirmon dyshimet se zhdukja e serverit lidhet me hetimet e SPAK! Akuza Dumanit: Me Ramën duan të kapin vulën e PL
G.K/S.G/ReportTv.al