Presidenti Ilir Meta ka treguar detaje nga takimi i kryedemokratit Lulzim Basha me zyrtarë të lartë Bundestagut gjerman. Në një konferencë për mediet, Meta tregoi para gazetarëve se zyrtarët e kishin paralajmëruar që të mos e përmendte me emrin e tyre si garant për veprimet e opozitës, duke premtuar edhe distancim prej tij.
'Atje e kishin thirrur që ta dini ju për t’i thënë: More djalë i mbarë, u hodh edhe një shashkë, pati problemin më të vogël të shtunën, ne do të distancohemi një herë e mirë nga ty! Dhe mos na përdor më ne, që i dogje mandatet se më thanë gjermanët! Se ne të kemi thënë: Mos i digj mandatet! Jo mandatet, por as bojkot parlamentit nuk do t’i bësh se do të shkosh...! Se ke thënë që më ka thënë gjermanët: Mos u regjistro për zgjedhje! Se më kanë thënë gjermanët që do të bëj këtë, prisni se do të na vinë ndihma nga gjermanët e me radhë! Kështu i kanë thënë ata! Prandaj dridhej e qante ky dhe ata që takoi ai, – një pjesë i takova edhe unë, takova edhe shumë të tjerë, – m’u lutën. Zoti President, – më thanë, – si do të bëjmë ne, edhe për negociatat, por edhe që në Gjermani e në Europë të mos shohin më dhunë njerëzit nëpër televizone se nuk jundihmojmë dot, që të mos ndodhë ndonjë hata ditën e shtunë?'- tha Meta.
Lajmi kryesor:
Meta tregon pazaret me Bashën për zgjedhjet vendore: M'u lut me lot në sy t'i anuloja se kishte frikë se protesta e 8 qershorit i 'dilte nga duart'! PD: Po tenton të na përçajë partinë(VIDEO)
M.Q./ReportTv.al