Meta për Ramën: Mos mendoni se artisti është patriot! Deklaroi që Kosova dhe Shqipëria të kishin një president, mesazhi për llogari të tjetër kujt

25 Korrik 2022, 20:02| Përditesimi: 25 Korrik 2022, 20:43

  • Share

 

Ilir Meta ka sulmuar edhe kryeministrin Edi Rama duke thënë se nuk është patriot. Për këtë përmend deklaratën e tij që Shqipëria dhe Kosova të kenë një president, për të cilën Meta thotë se dha mesazhin për llogari të tjetër kujt në mënyrë që të ç'bëhen njohjet e Kosovës.

“Këta nuk kanë asnjë besim veçse sëmundjen e kleptokracisë, të atij që vjedh edhe kur nuk ka nevojë për dicka. Refuzimi i platformave të presidentit për pakte për integrimin, për reformën në drejtësi refuzohej se duhej konfrontim. Shqipëria duhet të paraqitej si vend anormal. Kosova duhej të copëtohej. Kosova duhet ti falte pjesën e saj më të pasur dikujt tjetër. Artisti ka marrë detyra të mëdha përsipër.

Mos mendoni se është vërtet kaq patriot ai sa ditën në parlamentin e Kosovës festohet 10-vjetori i pavarësisë, kryeministri i Shqipërisë deklaron se kishte përfytyrimin se Shqipëria e Kosova do kishte një president. Pra dha mesazhin që kishte marrë për llogari të tjetër kujt. E paskan planin që të kenë një shtet që të ç'bëhen njohjet e tjera të Kosovës? Mori porosi që të bëjë lajm ndërkombëtar. Kaq mjafton për të treguar nivelin dhe standardin. Pastaj u tërhoq. Jo tha se u nxitova. Po të shkonin në gjyq, aty ishin dhe dëshmitarët”, tha Meta.


Lajmi kryesor:

LSI bëhet 'Partia e Lirisë'! Meta në krye si nacionalist: Ia vlen të vdesësh për Shqipërinë, na rrezikohet sovraniteti dhe Kosova, do përballemi me tradhtarët


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?