Ilir Meta dhe Sali Shijaku

Meta për vizitë në shtëpinë e artistit Sali Shijaku: Folëm për Vojo Kushin

5 Nëntor 2020, 10:43| Përditesimi: 5 Nëntor 2020, 10:50

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka vizituar artistin Sali Shijaku për të biseduar për natën e 7 tetorit të 1942 ose e njohur ndryshe si beteja e Kodrës së Kuqe. Meta shkruan se në veçanti me Shijakun ka folur për trimërinë e Vojo Kushit.

Ai thotë se mbi oxhakun e banesës së Sali Shijakut qëndron edhe kryevepra e punuar për Heroin e Lirisë Kombëtare, Mic Sokoli.

Kujtojmë se vetëm 3 javë më parë Meta nderoi me dekoratën ”Nderi i Kombit” artistin pamor shqiptar Sali Shijaku.

Postimi i plotë

Një mbrëmje mbresëlënëse në shtëpinë e Nderit të Kombit, artistit tonë të mirënjohur, ikonë e artit pamor shqiptar, Sali Shijaku, në Kodrën e Kuqe ku është derdhur shumë gjak për çlirimin e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë.

Si dëshmitar i gjallë i betejës së lavdishme të Kodrës së Kuqe, ku ranë heroikisht Vojo Kushi, Xhoxhi Martini e Sadik Stavileci, piktori ynë i madh krijoi një kryevepër që sjell përherë të freskët e të paharruar në memorien kombëtare këtë ngjarje të rëndësishme të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Biseduam gjatë rreth asaj nate të 7 tetorit 1942 e në veçanti për trimërinë e Vojo Kushit që tmerroi okupatorët, të skalitur në memorien e Sali Shijakut e popullit të Tiranës, për të qenë përherë frymëzuese në betejat kundër armiqve të çdo epoke të Shqipërisë.

Mbi oxhakun e shtëpisë së tij qëndron madhështore edhe një tjetër kryevepër e punuar nga vetë Sali Shijaku, Heroi i Lirisë Kombëtare, Mic Sokoli.

I urova jetë të gjatë dhe krijimtari të re! shkruan Meta

 

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • populli: 05/11/2020 14:06

    Ti e shume te tjere duhet ti puthni doren gjithe popullit qe ju ka mbajtur ne kurriz per kaq vite.. Villni hani vrisni e sju kerkon kush llogari.. Te kishit qene ne tjeter vend kishit perfundu ne kosh plerave..

    Përgjigju
  • Shqipja: 05/11/2020 13:02

    Kujtova se ka bere shqiponjen ky palaco i presidences!!!!!

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 05/11/2020 11:37

    O palopresident,nuk te ben efekt me edhe te na puthesh opingat o mavri me boje. Eh si je katandisur bashke me ate baxhellkën e perdale...... Te shkuara o palopresident!

    Përgjigju
  • popull: 05/11/2020 11:21

    Te vjen per te vjelle kur shikon ne kete katandisje Ilir Meten,e ndoqa tek Cani o Zot thash ky paska ikur nga fiqiri,e turpshme per nje president.

    Përgjigju
  • Likja: 05/11/2020 11:11

    Cfare peshtirosje gjer ne neveri,nje capacul,nje lolo president qe bredh me thesin e dekoratave e nxjerr cdo dite nga nje xhevahir,njeri i dale boje nje kryehajdut,nje provincial i rendomte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?