Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përkujtuar datën e lindjes së Presidentit Bujar Nishani. Meta shkruan se humbja e Presidentit ësht ënjë boshllëk i madh dhe se do të kujtohet gjithnjë për patriotizmin për angazhimin politik.
‘Sot përkujtojmë ditën e lindjes së Presidentit Nishani. Mungesa e Tij ka lënë një boshllëk të madh tek familjarët, të afërmit, miqtë e bashkëpunëtorët. Do ta kujtojmë gjithmonë për patriotizmin, integritetin, urtësinë e mençurinë, vlera që i shfaqi në çdo detyrë e angazhim politik’- shkruan Meta.
Bujar Nishani lindi më 29 shtator 1966 dhe mandatin presidencial, ai e mori me fillim në 24 korrik 2012 dhe e përmbylli më 24 korrik 2017, ndërsa bëhet presidenti më i ri në moshë që ka ndërruar jetë në Shqipëri.
Vajza e ish-presidentit Bujar Nishani e ka kujtuar babain e saj të ndjerë në ditën e tij të lindjes.
Fiona Nishani ka publikuar në InstaStory një foto ku shfaqet me të atin dhe tregon se e ka marrë shumë malli për të dhe se ‘nuk e uron dot’.
“Shkoi ora 12:00 dhe unë nuk të uroj dot. Më mungon shumë babi”,– shkroi Fiona.
per mua asnje boshllik, ishte thjeshte nje ushtar i sb asgje me teper.
Përgjigju