Presidenti Ilir Meta pas përfundimit të tubimit të 2 marsit në 2020

Meta përkujton tubimin e 2 marsit 2020: Misionin tonë do ta çojmë deri në fund në 25 prill

2 Mars 2021, 10:29| Përditesimi: 2 Mars 2021, 11:01

  • Share

TIRANË- Në 1 vjetorin e manifestimit të 2 marsit, presidenti Ilir Meta thekson se misionin e nisur për rivendosjen e sovranitetit do ta çojë në fund deri më 25 prill ku bën thirrje për referendum. Ai ka kujtuar sot tubimin e një viti më parë të thirrur nga ai vetë ‘në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit’, teksa ka falenderuar qytetarët që iu përgjigjën thirrjes së tij. 

Një ditë më parë, Meta deklaroi se do japë dorëheqjen nëse Rama fiton zgjedhjet dhe do marrë drejtimin e opozitës.

"Falënderim të përzemërt dhe mirënjohje të thellë, për të gjithë motrat dhe vëllezërit shqiptarë, të cilët një vit më parë ju përgjigjen thirrjes së Presidentit të Republikës, në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit.

Misionin tonë, të nisur më 2 mars 2020, për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar ndaj të gjitha institucioneve, do ta çojmë deri në fund, nëpërmjet referendumit historik të 25 prillit 2021. Pranvera kuqezi po vjen! ", shkruan Meta. 

Presidenti Ilir Meta thirri në tubim qytetarët në atë që quajti "shpartallimin e grushtit të shtetit me një besëlidhje kundër regjimit që ka dhunuar kushtetutën dhe ka shpopulluar vendin". Ky tubim zgjati për rreth 2 orë, i cili u finalizua me firmosjen e dekretit të parë, atë të kthimit të ligjit që i hoqi presidentit kompetencën e betimit për gjyqtarët kushtetues, teksa kërcënoi se nëse ku dekret nuk do të merrej parasysh "do të mësynte në Kuvend". Ditëve të fundit, presidenti Ilir Meta ka kërcënuar jo pak herë për një "2 mars të dytë", pasi sipas tij kjo qeveri e ka kthyer vendin në një diktaturë. Data 2 mars përkon edhe me ditën e Besëlidhjes së Lezhës në vitin 1444.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Skrapari: 02/03/2021 19:36

    Ik mor bushter

    Përgjigju
  • raul: 02/03/2021 19:13

    Mision kombetar eshte qe me 25 prill ta cojme per skrap gruan me llapaqene me te lajthitur, me mashtruese, me te urryer me kryqe te thyera si nje plake 75 vjece. Gruaja qe mashtroi dhjetra te rinj lriste ne haremin naziskin te Jales me 25 prill ne koshin e plehrave te Shqiperise.leshelija e babaxhikes drejt fundit katastrofik , drejt kombinatit metalurgjik me 25 prill per skrap. Kurre me ne sistemin politik shqiptar nje sekt naziskin, nje bande ministrash dhe drejtoresh superhajdute te gjithe te pandehur per vjedhje dhe korrupsion.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?