Meta përshëndet 110 vjetorin e themelimit të ‘Vatrës’: Gjatë diktaturës komuniste ishte shtëpia e shqiptarëve

13 Qershor 2022, 17:51| Përditesimi: 13 Qershor 2022, 18:12

  • Share

TIRANË- Presidenti Ilir Meta mori pjesë në ceremoninë e 110 vjetorit të themelimit të Federatës Pan-Shqiptare “Vatra” në New York. Meta kë përshëndetur festimet, ndërsa thotë se secili shqiptar në Amerikës meriton mirënjohje të veçantë për kontributin e dhënë për çështjen shqiptare.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Meta shkruan se gjatë diktaturës komuniste “Vatra” ishte shtëpia e shqiptarëve ku diskutohej për fatet e kombit, për lirimin dhe demokratizimin e Shqipërisë, por edhe për lirinë e shqiptarëve në ish-Jugosllavi e sidomos për Kosovën.

Presidenti shkruan se 110 vite pas themelimit të ‘Vatra’ pozita e vendit tonë është më e mirë se ndonjëherë më parë, e për këtë sipas tij i ka meritat edhe ‘Vatra’. Meta thekson se çdo shqiptar në SHBA meriton mirënjohje të veçantë për kontributin e dhënë për çështjen shqiptare.

“Shumë i lumtur të ndodhem në New York, mes qindra bashkëkombasve nga të gjitha trevat shqiptare, për të festuar me madhështinë që meriton, 110-vjetorin e themelimit të Federatës Pan-Shqiptare “Vatra”, historinë më të suksesshme të organizimit të shqiptarëve jashtë vendit. Përmes veprimtarisë patriotike, kombëtare dhe diplomatike, “Vatra”, që ditën e parë u bë promotore e lëvizjeve kombëtare dhe e shpalljes së pavarësisë, për të patur më pas ndikim të jashtëzakonshëm në ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit të Shqipërisë.

Gjatë diktaturës komuniste “Vatra” ishte shtëpia e shqiptarëve ku diskutohej për fatet e kombit, për lirimin dhe demokratizimin e Shqipërisë, por edhe për lirinë e shqiptarëve në ish-Jugosllavi e sidomos për Kosovën. Sot, 110 vite nga themelimi i saj, pozita e kombit tonë është më e mirë se ndonjëherë më parë dhe për këtë ka meritat dhe kontributet e patjetërsueshme edhe “Vatra”. Secili ‘vatran’ dhe shqiptar i SHBA meriton mirënjohje të veçantë për kontributin e dhënë për çështjen shqiptare. Gëzuar 110-vjetorin e krijimit të “Vatrës! Zoti e bekoftë Kombin tonë dhe miqësinë shqiptaro-amerikane”, shkruan Meta.

Kjo vizitë e Metës vjen pak kohë pas skandalit që u publikua mediat austriake lidhur me lobimin e tij në SHBA. Më 16 maj, gazeta e madhe austriake, "Kronen Zeitung" hapi faqen e pare ku akuzoi se presidenti Ilir Meta pagoi 700,000 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie qipriote guaskë, që të siguronte një foto në ceremoninë e inagurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump. Gazeta e njohur denoncoi edhe shpenzimet e tjera për lobim të çiftit presidencial, madje edhe ndërhyrjet e çuditshme estetike dhe të shtrenjta të Zonjës së Parë, Monika Kryemadhi. Meta mohoi të ketë lidhje me një lobim të tillë, ndërsa Kryemadhi u shpreh se po akuzohet për bukurinë që i ka falur nëna.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • hektor: 13/06/2022 20:24

    Ahaaaa Like floriri ka shkuar te vatra e hajduteve....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?