Politikë

Dita Kombëtare e Italisë/ Meta: Dy vendet të bashkuara përmes lidhjeve të panumërta historike, njerëzore dhe shpirtërore (VIDEO)

3 Qershor 2021, 21:00| Përditesimi: 3 Qershor 2021, 21:31

  • Share

Në kuadër të 75-vjetorit të Republikës së Italisë, presidenti Ilir Meta i ka përcjellë urimet më të përzemërta Italisë, ku nënvizon se i ka dhënë trashëgimi gjithë botës.

Meta shkruan se Shqipëria dhe Italia janë të bashkuara përmes lidhjeve të panumërta historike, ekonomike, kulturore, mbi të gjitha njerëzore dhe shpirtërore.

‘I lumtur që me rastin e 75-vjetorit të Republikës Italiane, të përcillja sot urimet më të përzemërta për këtë vend mik, që i ka dhënë trashëgimi gjithë botës, një pasuri kulturore mijëvjeçare, gjithmonë mbresëlënëse.

Shqipëria dhe Italia janë të bashkuara përmes lidhjeve të panumërta historike, ekonomike, kulturore, mbi të gjitha njerëzore dhe shpirtërore. Marrëdhëniet shumë të afërta ndërmjet nesh shkëlqejnë veçanërisht në kohët e vështira, kur solidariteti dhe mbështetja nuk janë kursyer reciprokisht.

Italia ka qenë gjithmonë e para në ndihmë të Shqipërisë dhe të shqiptarëve në momentet me të vështira, kohët e fundit edhe për tejkalimin e pasojave të tërmetit dhe në përballimin e pandemisë.  Jam i bindur se të dy palët do të punojnë me përgjegjësi për të forcuar partneritetin tonë strategjik në të gjitha fushat.’- shkruan Meta.

Në përkujtim të kësaj dite në Sheshin Italia në Tiranë është vendosur skulptura e artistit italo-shqiptar Helidon Xhixha që ka të shënjuar edhe emrin e sheshit, si një simbol i rilindjes dhe të një fillimi të ri.

Çdo vit 2 dhe 3 qershori është një festë e rëndësishme, pasi shënon ditën kur u mbajt referendumi popullor për përcaktimin e formës së qeverisjes: monarki apo republikë parlamentare.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?