Presidenti Ilir Meta

Kronikë

Meta përshëndet samitin e NATO-s: Katalizator për më shumë siguri në Ballkanin Perëndimor

12 Korrik 2018, 16:38| Përditesimi: 12 Korrik 2018, 16:42

  • Share

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka përshëndetur samitin e NATO-s në Bruksel. Në një status në Tëitter, Meta shkruan se ky samit përforcon lidhjen transatlantike mes vendeve. Meta thotë se ky samit ka shërbyer për më shumë siguri në Ballkanin Perëndimor.

Reagimi i plotë:

Samiti i #NATO në Bruksel përforcoi lidhjen jetike transatlantike përmes vendimeve edhe më angazhuese për të gjithë. Përshëndes ftesën për anëtarësim drejtuar Republikës së ardhshme të #Maqedonisë Veriore, katalizator për më shumë siguri dhe stabilitet në #Ballkanin Perëndimor.

Ilir Meta, president

Prej dy ditësh në Bruksel po zhvillohet samiti i NATO-s. Në këtë samit kanë marrë pjesë liderët e vendeve anëtare dhe presidenti amerikan Donald Trump. Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Trump dhe sekretarin e Shtetit Mike Pompeo, në këtë samit. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?