Thënia e stampuar nga administrata e Postës së Kombeve të Bashkuara

Politikë

Porosia frymëzuese e Shenjtores Nënë Tereza në një prej stampave të Postës së Kombeve të Bashkuara, Meta përshëndet vendimin: Shembulli i saj duhet të na udhëheqë

13 Gusht 2021, 17:41| Përditesimi: 13 Gusht 2021, 17:54

  • Share

Administrata Postare e Kombeve të Bashkuara ka stampuar një porosi të përjetshme dhe frymëzuese të Shenjtores Nënë Tereza.

Shprehja e shkruar anglisht ‘Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe’, është shoqëruar edhe me një foto të bamirëses shqiptare.

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur këtë vendim të Administratës Postare të Kombeve të Bashkuara, në nderim të veprës së simbolit shqiptar dhe botëror të humanizmit e solidaritetit njerëzor, shembulli i së cilës duhet të na udhëheqë në përditshmërinë tonë.

‘“Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”. E përshëndes vendimin e Administratës Postare të Kombeve të Bashkuara për të stampuar këtë porosi të përjetshme dhe frymëzuese të Shenjtores Nënë Tereza, në nderim të veprës së simbolit shqiptar dhe botëror të humanizmit e solidaritetit njerëzor, shembulli i së cilës duhet të na udhëheqë në përditshmërinë tonë.’- shkruan Meta.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 13/08/2021 23:52

    Yes,we can do proselytism with great love!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?