Politikë

Meta, presidentit të Azerbajxhanit: Zbatimi i projektit TAP mundësi më shumë për gazifikimin e Shqipërisë

22 Prill 2020, 19:36| Përditesimi: 22 Prill 2020, 19:55

  • Share

Presidenti i Republikës Ilir Meta zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Republikës së Azerbajxhanit, Ilham Aliyev. Në një njoftim të shpërndarë nga zyra e shtypit të presidencës, u theksua se projekti TAP. është një mundësi më shumë për gazifikimin e Shqipërisë:

Të dy Presidentët ndanë mendimin se zbatimi i  suksesshëm i projektit TAP hap mundësi të reja bashkëpunimi, përfshirë edhe proçesin e ardhshëm të gazifikimit të Shqipërisë. Presidenti Meta vlerësoi në veçanti edhe mbështetjen e Presidentit Aliyev për projektin tjetër të gazit, IAP (Ionian Adriatic Pipeline), që do të ketë një impakt të madh rajonal.

Nuk janë lënë pa u disktuar dhe situata pas COVID-19, si dhe bashkëpunimi dypalësh dhe në fusha të tjera:

Gjithashtu, të dy Presidentët diskutuan çështje që lidhen me luftën kundër pandemisë COVID-19, si dhe nënvizuan nevojën e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, jo vetëm në fushën e energjisë, por edhe në fusha të tjera, si turizmi dhe rritja e shkëmbimeve tregtare,-përfundon njoftimi i institucionit të Presidentit.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?