Ambasadori i ri i Arabisë Saudite dhe presidenti Ilir Meta

Politikë

Meta pret Ambasadorin e ri të Arabisë Saudite: I bindur se përpjekjet tuaja do të forcojnë marrëdhënien mes dy vende tona në fushën ekonomike dhe tregtare

29 Korrik 2021, 12:46| Përditesimi: 29 Korrik 2021, 12:50

  • Share

Presidenti Ilir Meta me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale, priti në takim Ambasadorin e ri të Arabisë Saudite, Faisal Ghazi Ismail Hifzi, të cilin e uroi për detyrën e re.

Përmes rrjetit të tij social Facebook, Meta shkruan se ka bindjen se përpjekjet e ambasadorit të ri , do t’i shërbejnë forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira ndërmjet vendeve tona, sidomos në fushën ekonomike e tregtare, shpreha mirënjohjen për ndihmën e vyer teknike e financiare dhe programet zhvillimore të dhënë ndër vite nga Arabia Saudite për Shqipërinë dhe popullin shqiptar.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?