Politikë

Meta pret ambasadorin e ri të Sllovenisë: Vlerësuam marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve

13 Shtator 2019, 09:20| Përditesimi: 13 Shtator 2019, 09:23

  • Share

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka pritur ditën e sotme në një takim ambasadorin e Sllovenisë në vendin tonë, Peter Japelj. Meta ka postuar foto nga ky takim ku shkruan se u vlerësuan marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe vënë në dukje mundësitë për të rritur bashkëpunimin mes dy vendeve.

"Pata kënaqësinë të pres Ambasadorin e ri të Sllovenisë në Shqipëri z.Peter Japelj, me rastin e paraqitjes së letrave kredenciale. Vlerësuam marrëdhëniet shumë të mira e miqësore ndërmjet Shqipërisë dhe Sllovenisë. Evidentuam mundësitë për të rritur bashkëpunimin ekonomiko-tregtar ndërmjet dy vendeve", shkruan Meta.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?