Anthony George Simpson dhe Ilir Meta

Politikë

Meta pret ambasadorin e ri të Zelandës së Re: Ndajmë vlera të njëjta për demokracinë

18 Tetor 2019, 19:18| Përditesimi: 18 Tetor 2019, 19:23

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim  ambasadorin e ri të Zelandës së Re Anthony George Simpson.

Ai ka theksuar se  Shqipëria dhe Zelanda e Re ndajnë të njëjtat vlera dhe vizione për demokracinë edhe pse janë shtete gjeografikisht  larg njëri-tjetrit.

Sipas tij, takimi me Simpson u bë me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

“Shqipëria dhe Zelanda e Re, ndonëse gjeografikisht larg, ndajnë të njëjtat vlera dhe vizione për demokracinë, zhvillimet ndërkombëtare e multilateralizmin, çka përbëjnë një bazë të fortë për forcimin e miqësisë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve e popujve tanë.

Theksuam rëndësinë e rritjes së kontakteve ndërmjet njerëzve dhe shfrytëzimin e potencialeve për një bashkëpunim më të madh në fushat e ekonomisë e tregtisë”, ka thënë Meta.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?