Ilir Meta me gjimnazistë dhe mësues nga Rahoveci

Sociale

Meta pret në presidencë me gjimnazistë dhe mësues nga Rahoveci: Ruaj kujtime mbresëlënëse

8 Qershor 2018, 18:30| Përditesimi: 8 Qershor 2018, 18:54

  • Share

Përmes një statusi në Facebook kreu i vendit Ilir Meta ka ndarë kënaqësinë e takimit me 30 gjimnazistë nga Rahoveci.

Presidenti Meta është shprehur se Krusha e Madhe e Rahovecit përjetoi masakra më ç’njerëzore dhe u martirizua në emër të lirisë së Kosovës.

Sot pata kënaqësinë e veçantë të prisja në Presidencë dhe më pas të kaloja një drekë të këndshme e interaktive me 30 gjimnazistë e mësues të tyre, nga Krusha e Madhe e Rahovecit, që përjetoi masakra nga më çnjerëzoret dhe që u martirizua në emër të lirisë e pavarësisë së Kosovës.

Ende ruaj kujtime mbresëlënëse nga vizita ime e dy viteve më parë në shkollën e tyre që mban emrin e ndritur “Ukshin Hoti” dhe ndihem shumë i lumtur që sot këta të rinj e të reja, me rezultate të shkëlqyera në mësime janë miqtë e mi.

Bashkëpunimi i të rinjve të ditur do t’i japë mundësi më të mëdha për zhvillim vendeve tona dhe kombit tonë.

Presidenti Ilir Meta

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?