Kirill dhe Ilir Meta sot ne presidence

Politikë

Meta pret në presidencë Kirillin, vlerëson Janullatosin

30 Prill 2018, 12:57| Përditesimi: 30 Prill 2018, 15:29

  • Share

Patriarku i Kishës Ortodokse ruse Kirill, gjatë vizitës së tij në vendin tonë është pritur sot në një takim nga President i Republikës Ilir Meta.

 Meta, në kuadër të kësaj vizite, theksoi se roli i besimeve fetare është i pazëvendësueshëm për paqen, bashkëjetesën dhe harmoninë midis popujve dhe kombeve.

Ndërsa Patriarku Rus Kirill shprehu kënaqësi për ndryshimin dhe progresin e madh të Shqipërisë në të gjitha fushat, duke çmuar veçanërisht harmoninë e bashkëjetesën tonë të mrekullueshme fetare dhe punën e shkëlqyer të klerikëve shqiptarë në këtë drejtim.

Kirill gjatë takimit me Metën

Presidenti Meta, vlerësoi kontributin e përkushtimin ndër vite të Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, jo vetëm në funksion të ringritjes kanonike e shpirtërore të Kishës, të arsimimit e përgatitjes së brezit të ri të klerikëve shqiptarë, por edhe për lartësimin e besimit e përhapjes së vlerave të patjetërsueshme të harmonisë dhe tolerancës fetare mes shqiptarëve.

Pas takimit me Presidentin Meta Patriarku i Rusisë i është drejtuar Kryeministrisë ku u takua edhe me Kryeministrin e vendit Edi Rama.

Patriarku i Kishës Ortodokse Ruse Kirill në vizitën e tij dy ditore në vendin tonë menjëherë pas mbërritjes në Tiranë ka mbajtur meshë në Katedralen Ortodokse "Ngjallja e Krishtit".

Ndërsa mbrëmjen e djeshme është pritur në një darkë nga familja presidenciale ku të pranishëm ishin klerikë të vendit tonë dhe Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro.

Komento

Komente

  • opinion.: 30/04/2018 14:56

    sa e madhe eshte dashuri vllazeria e ilir metes dhe ps me liderin e tyre gjenetik rusin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?