Politikë

Meta pret në takim Këshilltarin e Këshillit Bashkiak të Nju-Jork, Mark Gjonaj

3 Mars 2019, 14:55| Përditesimi: 3 Mars 2019, 14:57

  • Share

Presidenti i Republikës Ilir Meta priti në një takim Mark Gjonaj, Këshilltar në Këshillin Bashkiak të Nju-Jork, i cili shoqërohej nga disa përfaqësues të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidenti Meta, duke shprehur mirënjohjen për kontributin e jashtëzakonshëm të diasporës shqiptare në SHBA, në ruajtjen e gjuhës, kulturës e traditave shqiptare, si dhe për forcimin e lidhjeve dhe të marrëdhënieve të shkëlqyera me popullin e institucionet amerikane, vlerësoi kontributin konkret të Gjonaj në këtë drejtim.

Presidenti Meta shprehu besimin se Gjonaj, si një përfaqësues dinjitoz i komunitetit tonë në Amerikë do të vijojë angazhimin e tij të palodhur për çështjen shqiptare, veçanërisht duke ndikuar në një vëmendje më të madhe të administratës amerikane për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, por edhe në sfidat euro-atlantike që po kalojnë shqiptarët në rajon.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?