Presidenti Ilir Meta ka pritur sot një përfaqësi të komunitetit shqiptaro-amerikan të kryesor nga Harry Bajraktari të cilët erdhën në Tiranë për të kryer homazhe në nder të Presidentit Bujar Nishani i cili ndërroi jetë me 28 Maj në një spital në Gjermani.
“Mirëprita sot në një takim vëllazëror një përfaqësi të nderuar të komunitetit shqiptaro-amerikan, të kryesuar nga veprimtari i njohur i çështjes shqiptare, Harry Bajraktari, që kanë ardhur në Tiranë për të bërë homazhe dhe shprehur ngushëllimet në emër të diasporës tonë në SHBA për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Nishani. I falenderova me mirënjohje për respektin e tyre ndaj veprës dhe figurës së ish-Presidentit Nishani dhe ndamë të njëjtin vlerësim për kontributin e Tij të vyer në mbështetjen e pakursyer për diasporën shqiptare në SHBA, si dhe për angazhimin e palodhur në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane”, shkruan presidenti Meta.
Lajmi kryesor:
Nderimet për Nishani, nesër Ditë Zie kombëtare dhe ceremonia zyrtare! Nderohet me 'Dekoratën e Flamurit Kombëtar', më e larta në vend! Meta-Berisha: Shtetar serioz
E.K/ReportTv.al