Hashim Thaçi dhe Ilir Meta

Politikë

Meta pret në takim Hashim Thaçin: Liberalizimi i vizave për Kosovën, i merituar

8 Maj 2019, 16:07| Përditesimi: 8 Maj 2019, 16:16

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në takim homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi i cili ndodhet në Tiranë në kuadër në kuadër të Samitit të Brdo-Brijuni.

Në foton e postuar nga takimi Meta shkruan se dy liderët vlerësuan gjatë takimit marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe. Meta tha se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, më se i merituar.

"Shumë i kënaqur të takohesha sot me Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit të Brdo-Brijuni.Vlerësuam marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe nënvizuam nevojën e rritjes së bashkëpunimit rajonal, si domosdoshmëri për integrimin europian. Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, mëse i merituar", shkruan Meta.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?