Presidenti Meta me Presidentin e Këshillit Kombëtar të Austrisë, Wolfgang Sobotka

Politikë

Meta pret Presidentin e Këshillit Kombëtar të Austrisë: Program shkëmbimi praktikash mes dy parlamenteve

6 Mars 2020, 14:51| Përditesimi: 6 Mars 2020, 14:54

  • Share

TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim Presidentin e Këshillit Kombëtar të Austrisë, Wolfgang Sobotka.

Kreu i Shtetit vlerësoi vizitën e tretë të Sobotka në Tiranë, si përfaqësues i një vendi mik që ka vendosur një gurthemel të rëndësishëm në historinë e shtetit shqiptar.

Siç njofton zyra e shtypit, residenti Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen tradicionale të Austrisë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë, si dhe e falenderoi për përkrahjen që vendi i tij jep për çeljen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Gjithashtu Kreu i Shtetit e falenderoi Sobotka për kontributin e Austrisë në ndihmë të qytetarëve shqiptarë që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Presidenti Meta mirëpriti programin dypalësh për shkëmbimin e praktikave të punës mes dy parlamenteve, duke uruar që shembulli austriak të reflektohet sa më shpejt në punën e institucionit homolog shqiptar.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?