Meta pret Sarkozy në Presidencë: Mirënjohës për mbështetjen e Francës

21 Qershor 2019, 20:30| Përditesimi: 21 Qershor 2019, 20:38

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka pritur pasditen e sotme ish-kreun e shtetit francez Nicolas Sarkozy. Gjatë takimit Meta u shpreh se vlerëson marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale midis dy vendeve. Ai shpreh mirënjohje që shteti francez ka dhënë në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

"Vlerësoj marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale midis dy vendeve tona. Mirënjohje për mbështetjen e gjithanshme që Franca ka dhënë ndër vite, në proceset e integrimit euroatlantik të Shqipërisë. Në rrugëtimin e saj europian, Shqipëria do të vazhdojë të mbështetet tek Franca", tha Meta.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?